GazetaMax
Lajme

Me zero tolerancë dhe luftë pa kompromis kundër trafikimit me njerëz

Shkup, 18 shtator – Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, format më të përhapura të tregtisë me njerëz janë martesat e detyruara, me ç’rast viktimat shfrytëzohen nga “bashkëshorti” apo anëtarët e familjes së tij duke u ofruar shërbime seksuale personave, nëpërmjet eksploatimit të punës në kufi me shërbimin shtëpiak ose nëpërmjet lypjes. Më pas është eksploatimi seksual që zhvillohet në objekte apo automjete private dhe eksploatimi i punës, nëpërmjet të lypjes, punës në bujqësi, punës në disproporcion me moshën dhe zhvillimin fizik. Në raport me moshën, 70 për qind e viktimave të identifikuara janë fëmijë, ndërsa 30 për qind janë persona të rritur. Sipas gjinisë, 94 për qind janë të gjinisë femërore, ndërsa gjashtë për qind janë meshkuj.

Në këtë kontekst, nga Departamenti për marrëdhënie me publikun dhe çështje strategjike në MPB, shprehen se mund të thuhet se Republika e Maqedonisë së Veriut para së gjithash është vend transit, më pasj vend i origjinës dhe vend i destinacionit përfundimtar.

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2022, sipas të dhënave të MPB-së, janë identifikuar shtatë viktima femra, gjashtë prej të cilave fëmijë të moshës 14-17 vjeçe. Nga numri i përgjithshëm i viktimave të identifikuara, një fëmijë është viktimë e huaj e identifikuar në vend, një fëmijë shtetas i Maqedonisë së Veriut është identifikuar jashtë vendit/vend fqinj dhe pjesa tjetër janë të trafikuar në kuadër të shtetit.

Me viktimat e identifikuara, nënvizojnë nga MPB-ja, është vepruar në përputhje me procedurat standarde operative për veprim me viktima të trafikimit me njerëz/fëmijë, me ç’rastr krahas pakove standarde të shërbimeve, tre fëmijëve u është siguruar edhe me akomodim në Qendrën për viktimat e trafikimit me njerëz.

Pas rasteve të identifikuara nga MPB-ja, janë parashtruar dy kallëzime penale për trafikim me njerëz dhe trafikim të fëmijëve, ndaj nëntë personave, nga të cilët katër janë femra dhe pesë meshkuj. Njëherësh, gjatë vitit janë identifikuar nëntë viktima potenciale, nga të cilat tetë fëmijë, gjashtë gra, tre burra, nga të cilët një fëmijë është identifikuar si viktimë potenciale në mesin e emigrantëve të paligjshëm”, informojnë për MIA-n nga MPB-ja.

Në Raportin për parandalimin e trafikimit të njerëzve për vitin 2021 të Departamentit të Shtetit, në raport me rastet e regjistruara, qëndron se në vitin 2021 janë identifikuar 48 viktima të trafikimit të njerëzve, që është shumë më tepër në krahasim me vitin e kaluar 2020, kur janë regjistruar shtatë viktima. Nga ata 48 persona, dyzet i janë ekspozuar punës së detyrueshme, dy persona kanë qenë të detyruar në shërbime seksuale, dy në shërbime seksuale dhe punë të detyruar. Katër nga rastet e zbuluara, nga ana tjetër, kanë qenë viktima të punës së detyruar përmes martesës së detyruar. Prej tyre, 36 ishin gra.

Sipas analizave të pesë viteve të fundit, gratë dhe vajzat viktima që janë viktima të trafikimit të njerëzve detyroheshin në shërbime seksuale dhe punë të detyruar në restorante, bare dhe klube nate në vend. Disa nga këto gra dhe vajza janë transportuar edhe në vendet e Evropës Perëndimore, ku u detyruan në punë fizike dhe shërbime seksuale.

Departamenti amerikan i Shtetit me rekomandime për hetime më rigoroze dhe të mos përjashtohen edhe personat zyrtarë për të cilët ka dyshime për bashkëpjesëmarrje

Në Raportin vjetor për parandalimin e trafikimit me njerëz për vitin 2021, të publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, SHBA-ja u rekomandon autoriteteve në Maqedoninë e Veriut të zbatojnë hetime më rigoroze, ndjekje dhe dënim të trafikantëve të dyshuar me njerëz, si dhe të mos i përjashtojnë dhe zyrtarët e dyshuar për të cilët ka dyshim për bashkëpjesëmarrje. Sipas atij raporti, Maqedonia e Veriut është në nivelin e dytë së bashku me tetëdhjetë vende të botës, ndër të cilat janë edhe Shqipëria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Italia. Për krahasim, në nivelin e mësipërm numër 1, gjenden SHBA-ja, Kanada, Franca, SHBA-ja, Finlanda, ku përpjekjet për të parandaluar trafikimin me njerëz janë dukshëm më të larta.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, thuhet në raportin, nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit me njerëz, por bën përpjekje të konsiderueshme në këtë drejtim.

Nga MPB-ja për MIA-n, në raport me rekomandimet për zbatimin e hetimeve më rigoroze dhe ndjekjen dhe sanksionimin më rigoroz të trafikantëve me njerëz, theksojnë se janë absolutisht në linjë të njëjtë.

“Jemi të vetëdijshëm se vetëm me zero tolerancë dhe luftë pa kompromis kundër bartësve të këtij lloji të krimit mund të jemi të suksesshëm në përpjekjet tona për të luftuar këtë formë më të rëndë të shkeljes së të drejtave dhe dinjitetit të njeriut. Ulja e dënimit ligjor nga 8 në 5 vjet për veprën penale të “Trafikimit me njerëz” nga neni 418-a në paragrafin 4 të Kodit Penal të RMV-së (me ndryshimet e vitit 2018), nuk besojmë se mund të ketë efekt frenues në kryerjen e veprës penale. Nëse ligjvënësi ka parashikuar dënim minimal prej 4 vitesh burg për çdo shtetas që kryen formën themelore të veprës penale, atëherë në rastin kur autori i veprës është zyrtar në ushtrimin e detyrës, dënimi me burgim me kusht prej 5 vjet është i ulët, sidomos nëse merret parasysh se zyrtari jo vetëm që duhet ta respektojë ligjin, por edhe ta zbatojë atë”, shprehen nga tОЈСП тë MPB-së.

Në këtë kontekst, ata theksojnë se të gjitha diskutimet e tyre të deritanishme në raport me ndryshimet e radhës në Kodin Penal janë në drejtim të ashpërsimit të dënimeve për këtë lloj të vepërs penale (në përgjithësit format themelore dhe të kualifikuara të veprës nga neni 418-a”. “Trafikimi me njerëz”, si dhe neni 418-ç “Trafikimi me fëmijë” – që në periudhën e kaluar ka qenë gjithashtu pjesë e rekomandimeve të GRETA-s), e në veçanti ashpërsimi i dënimeve kur bëhet fjalë për kryerjen e veprës penale nga paragrafi 4 i nenit 418-a dhe paragrafi 6 i nenit 418-ç.

Konsiderojnë se dënimet më të rënda, në kombinim me aktivitetet parandaluese dhe ngritjen e vetëdijes publike për dëmshmërinë dhe pasojat e kryerjes së veprave penale “Trafikim me njerëz” dhe “Trafikim me fëmijë”, mund të ndikojnë pozitivisht në luftimin e kësaj dukurie të dëmshme shoqërore.

“MPB-ja asnjëherë nuk ka lëshuar pe, nuk lëshon pe dhe nuk do të lëshojë pe, që të parashtrojë kallëzim përkatës penal në PPP për NKOK (nëse paraprakisht janë marrë informacione për të dhe përmes hetimit të kryer janë siguruar dëshmi materiale), pavarësisht se në çfarë pozicioni ndodhe-t(j) “personi zyrtar”, janë decid      nga MPB-ja në lidhje me “anashkalimin” e zyrtarëve që dyshohen si bashkëpjesëmarrës ose autorë të veprës së kryer penale “Trafikim me njerëz”.

Forcimi i kapaciteteve kombëtare për të identifikuar viktimat dhe viktimat potenciale të trafikimit me njerëz

Në drejtim të forcimit të kapaciteteve kombëtare për identifikimin e viktimave/dhe viktimave potenciale të trafikimit me njerëz në Planin kombëtar të veprimit për luftën kundër trafikimit me njerëz viti 2021-2025 është parashikuar vazhdimi i ekipeve të lëvizshme të vendosur me sukses për identifikimin e kategorive të rrezikuara, duke përfshirë edhe viktimat e trafikimit me njerëz. Ekipet e lëvizshme përbëhen nga një punëtor social, një nëpunës policie (nga Njësia Kombëtare) dhe një përfaqësues nga sektori qytetar. Janë vendosur në pesë qytete në RMV: Shkup, Kumanovë, Tetovë, Manastir dhe Gjevgjeli. Për forcimin e kapaciteteve dhe ndërtimin e kuadrove të specializuara në këtë fushë, janë parashikuar dhe në vazhdimësi zbatohen trajnime multidisiplinare në përputhje me nevojat në këtë fushë.

Te një pjesë e rekomandimeve në raport qëndron edhe nevoja për të ndarë më shumë para për sigurimin e resurseve të nevojshme për policinë dhe për hetuesit, në mënyrë që të mundësohet detektimi dhe parandalimi më efikas i trafikimit me njerëz.

Ky rekomandim, sipas autoriteteve në Ministrinë e Brendshme, i referohet kryesisht shpërndarjese së konsiderueshme të mjeteve financiare, të cilat edhe pse janë parashikuar në buxhet si të tilla, duke marrë parasysh krizën ekonomike globale, po edhe te ne, ridedikohen për qëllime të tjera prioritare.

“Kuptohet që ky nuk duhet të jetë justifikim dhe se në përputhje me rekomandimit të Departamentit të Shtetit, shteti do të duhet të gjejë mënyrë për të përdorur mjetet financiare të parashikuara për forcimin e kapaciteteve të hetimeve për qëllimin dhe nevojat e hetimeve, përgjigjen për MIA-n nga MPB-ja.

Ata theksojnë se që nga viti 2018, me formimin e “Njësisë kombëtare për luftimin e trafikimit të emigrantëve dhe trafikimit me njerëz” dhe “Ekipet lëvizëse për identifikimin dhe ndihmën e kategorive të rrezikuara, duke përfshirë edhe viktimat e trafikimit me njerëz”, janë forcuar burimet njerëzore dhe është mundësuar detektim më efektiv, parandalim dhe ndjekje penale të autorëve të veprave penale “Trafikim me njerëz”.

Europol

Nga Departamenti e vlerësojnë në nivel shumë të lartë bashkëpunimin me shërbimet tjera policore nga rajoni në luftën kundër tregtisë me njerëz. Gjatë viteve nëpunësit policor të cilët punojnë në këtë lloj të krimit në vend dhe rajon, sqarojnë, përmes punëtorive, seminareve dhe trajnimeve të përbashkëta, janë njoftuar mes vete, kanë pasur mundësi të mira për të bashkëpunuar në hetime konkrete, gjë që ka kontribuar në ndërtimin e nivelit të lartë të besimit të ndërsjellë, me këtë edhe efikasitet në zbatimin e hetimeve.

Nëpërmjet kanaleve të besueshme të Europol, Interpol dhe SELEK-ut, thonë, shkëmbehen vazhdimisht informacione për viktimat potenciale apo për personat për të cilët ekziston dyshimi se janë autorë të veprave penale të trafikimit me njerëz, e përmes takimeve të përbashkëta operacionale, kontraktohen masa dhe aktivitete të përbashkëta në drejtim të pengimit dhe luftimit të aktiviteteve kriminale.

Internet – eksploatimi dhe trafikimi me njerëz

“Me fillimin e pandemisë KORONA dhe izolimin e njerëzve, u rrit edhe rreziku i pimpimit dhe eksploatimit nëpërmjet internetit (Grooming). Më të ndjeshmit ndaj këtij rreziku u bënë fëmijët, bëjnë të ditur nga OOJSP-ja.

MPB-ja, me subjektet e tjera të përfshira në luftën kundër trafikimit me njerëz, përmes fushatave parandaluese dhe sigurisht përmes hetimeve në bashkëpunim me vendet e rajonit, ndërmerr aktivitete për identifikimin e personave që keqpërdorin hapësirën e internetit me qëllim të sigurimit të dobisë materiale për vete nëpërmjet eksploatimit të personave të tjerë.

Në këtë kontekst janë edhe hetimet financiare që i zbaton MPB-ja në bashkëveprim me Drejtorinë e inteligjencës financiare dhe Policinë Financiare, veçanërisht në raport me pagesat me valuta elektronike, gjë që si modus operandi përdoren gjithnjë e më shumë nga pjesëtarët e grupeve të organizuara kriminale.

Related posts

Arsovski: BDI deri tani ka qenë imune ndaj fraksioneve brenda partiake

Gazetamax.mk

Pikë e re kufitare, lidhja hekurudhore Shkup – Durrës dhe krijimi i “portit të thatë” në Strugë, Grubi propozoi tre konkluzione

Gazetamax.mk

Vazhdon debati kuvendor për shkarkimin e zëvendësministrave

Gazetamax.mk