GazetaMax
Lajme

Mexhiti dhe Bexheti presin që kërkesat e tyre të merren parasysh, Ahmeti janë gjëra të vogla që do të rregullohen

Tetovë, 29 Shtator – Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në seli në Tetovë ka pasur takime me përfaqësues të degëve të Sarajit dhe Çairit pas zhvillimeve të fundit rreth pakënaqësive të tyre në lidhje me përfaqësimin në ekzekutiv si dhe kërkesave të dorëzuara përmes mediave deri tek Ahmeti.

Fillimisht, Ahmeti ka pritur në takim kryetarin e komunës së Sarajit, Blerim Bexheti me përfaqësues të degës me të cilët ka diskutuar mbi ngjarjet e fundit.

“Sot këtu nuk jemi për marrëveshje, jemi për problemet e degës që realisht secila degë i ka, e bashkë me ato edhe e Sarajit i ka pakënaqësitë e veta, të arriturat e veta dhe normalisht pjesa tjetër informova edhe për krejt strukturën e degës pse jam pjesë e nënshkrimit të letrës drejtuar kreut të partisë”, theksoi kështu Bexheti pas takimit me Ahmetin.

Pas takimit me Bexhetin, Ahmeti ka pritur në takim edhe Izet Mexhitin me përfaqësues të degës së Çairit.

Pas takimit, Mexhiti theksoi se e kanë njoftuar kryetarin Ahmeti për pakënaqësitë dhe pret që ai të merr parasysh ato.

“Unë nuk pretendoj se ne kemi 100% të drejtë. Kemi elaboruar kërkesat konkrete dhe reale dhe ajo që është në BDI të konstituohet kryesia dhe të kthehet debati. Kemi kundërshtime ndaj ekyekutivit me argumente. Kjo nuk është hera e parë dhe e fundit që ka ndodh brenda BDI por pres nga Ahmeti që të mer parasysh situatën dhe me debat të del me zgjedhje konkrete”, tha Mexhiti.

Në anën tjetër, kreu i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me Bexhetin dhe Mexhitin tha se në BDI gjithmonë ka pasur debate dhe do të ketë dhe se këto janë gjëra të vogla që do të rregullohen.

“BDI është thesar kombëtar i shqiptarëve në RMV që nga Struga deri në Likovë. Sot kam folur për marrëdhënie ndërnjerëzore dhe do rregullohen jam 20 vite që menaxhoj me njerëz, nuk ka ekzekutiv që nuk ka kaluar pa sulme e hidhërime, Musën e kam marrë në mbrojtje 20 vite, 4 vite kam qenë në mbrojtje të ekzekutivit sepse ka problematikat tjera, dega ka probleme tjera, komuna probleme tjera dhe natyrshëm lindin kontradiktat në mes institucioneve. Përndryshe takimet kanë qenë vëllazërore dhe kam hapësirë dhe mbështetje që këto çështje të ulen edhe me ekzekutivin dhe kryetarët e degëve dhe të BDI që ato pakënsaqësi që janë si keqkuptime e gabime të shoshohen dhe rregullohen. Përndryshe nuk ka asgjë shqetësuese nga ajo që flitet e përflitet dhe kjo është në kuadër të normalitetit, unë jam ai ithtar që debatet nuk duhet mbytur, po përpiqem të bashkoj shqiptarët e të shpërndaj BDI që nuk vjen parasysh dhe sigruisht që as nuk e bëjnë anëtarët e BDI. Gjithçka është në kuadër të normalitetit”, theksoi mes tjerave Ahmeti.

Related posts

Ndotja e ajrit, Shkupi në krye të listave botërore bashkë me Lahorin, Ulanbator e Mumbai

Gazetamax.mk

Korrupsioni në gjyqësor, shqetësim për SHBA-të

Gazetamax.mk

Debat “Aftësitë e të rinjve dhe nevojat e tregut: Cilat aftësi janë të nevojshme”

Gazetamax.mk