GazetaMax
Lajme

Mexhiti në Romë: Maqedonia e Veriut do të kontribuojë në rindërtimin e Ukrainës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, po merr pjesë në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës 2025 (URC2025), e cila po mbahet në Romë, Itali.

Konferenca ndërkombëtare, e katërta me radhë që nga viti 2022, është bashkëorganizuar nga qeveritë e Italisë dhe Ukrainës dhe ka për qëllim mobilizimin e resurseve qeveritare, financiare dhe private për të mbështetur rindërtimin afatgjatë të vendit të goditur nga lufta.

Gjatë fjalës së tij në këtë forum të nivelit të lartë, Mexhiti e ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Republikës së Maqedonisë së Veriut për integritetin territorial të Ukrainës, si dhe ka shprehur gatishmërinë e vendit për të kontribuar në procesin e rindërtimit.

“Jemi të vendosur që të qëndrojmë krah Ukrainës dhe të japim kontributin tonë në ndihmë të popullit ukrainas. Rimëkëmbja e Ukrainës është një test për unitetin dhe solidaritetin evropian,” ka deklaruar Mexhiti.

URC2025 mbledh qeveri, institucione financiare ndërkombëtare dhe përfaqësues të biznesit për të avancuar një vizion të përbashkët për rimëkëmbjen e Ukrainës – një proces që synon të jetë i shpejtë, i qëndrueshëm dhe në përputhje me vlerat evropiane.

Pjesëmarrja në këtë konferencë dëshmon, njëherazi, përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj parimeve të solidaritetit ndërkombëtar dhe partneritetit euroatlantik.

Related posts

Osmani: Nuk e njoh prokurorin Islam Abazi, por kush jemi ne të debatojmë për atë qe e kanë zgjedhur vetë prokurorët

Gazeta Max

‘Iku e gëzuar atë mëngjes’! Rrëfimi prekës i nënës për vdekjen e papritur të 14-vjeçares

Gazeta Max

Alarmante/ Për gjashtë muaj jashtë vendit shpërngulen 439 nxënës nga Tetova, Shkupi e Gostivari

Gazeta Max