GazetaMax
Lajme

Mexhiti nga Dyqanxhiku: Jemi në rrugën e duhur, drejt fitores së madhe të 19 tetorit

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti ishte mysafir në konakun e Isak Kurtishit në lagjen e Dyqanxhikut.

Në një atmosferë plot entuziazëm, banorët e lagjes dhe familja Kurtishi i uruan mirëseardhje, duke dëshmuar përkrahjen e fortë për vizionin e fitores që përfaqëson Mexhiti.

Gjatë takimit u zhvilluan biseda të hapura për projektet e realizuara, sfidat e përbashkëta dhe për vizionin që synon zhvillim e mirëqenie për çdo lagje të komunës së Çairit.

“Ndjenja e bashkësisë, e besimit dhe e përkrahjes që mora sonte më jep forcë e bindje se jemi në rrugën e duhur, drejt fitores së madhe të 19 tetorit. Falënderim nga zemra për mikpritjen, për besimin dhe për përkushtimin tuaj të sinqertë. Me njerëz si Isaku dhe me mbështetjen e të gjithë banorëve, Çairi VLEN dhe fiton”, shkruan Mexhiti në rrjetet sociale.

Related posts

Lëvizja Besa për momentin nuk ka ndërmend të ngritë interpelancë kundër Grubit

Gazeta Max

Atmosferë fitoreje në Vrapçisht, mbështetje e madhe për Isen Shabanin

Gazeta Max

Kasami: Brenda një viti ulëm borxhin e komunës

Gazeta Max