GazetaMax
Lajme

Mexhiti: Rikonstruojmë rrugën “Banatska” në Tophanë për lëvizje më të lehtë dhe infrastrukturë më të qëndrueshme

Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, sot ka parë nga afër punimet që po zhvillohen për rikonstruimin e rrugës “Banatska” në lagjen Tophanë.

Ky projekt, me një buxhet prej rreth 3 milionë denarësh, financohet nga thirrja e dytë e Qeverisë për mbështetje të komunave dhe ka për qëllim të sjellë ndryshime të prekshme në jetën e përditshme të qytetarëve të Çairit.

Rruga do të asfaltohet tërësisht me bazament të përforcuar, çka do të garantojë qëndrueshmëri afatgjate, si dhe përmirësim të sistemit të kullimit për të shmangur dëmtimet nga reshjet. Po ashtu, qarkullimi do të riorganizohet në mënyrë që të rritet siguria dhe komoditeti për të gjithë përdoruesit.

Sipas z. Mexhiti, ky projekt nënkupton lëvizje më të lehtë, rrugë më të sigurta dhe infrastrukturë që zgjat, si pjesë e planit të gjerë të përmirësimit të infrastrukturës komunale në çdo lagje të Çairit.

“Çdo projekt që realizojmë ka një qëllim të qartë, t’i shërbejë qytetarit”, ka theksuar z. Mexhiti.

Related posts

Mbetjet urbane, Tirana gjeneron 14.52 kg për frymë në vit, gati 10 herë më shumë se BE

Gazeta Max

Intervistë me kryetarin e Komunës Qendër, Gerasimovski: Buxhetin komunal e trajtojmë si duhet, për përballimin më të lehtë të krizës ekonomike

Gazeta Max

Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, Grubi në intervistë live shfaqet me kollare rozë

Gazeta Max