GazetaMax
Lajme

Mickoski në takim me ambasadorin kanadez, Norman

Shkup, 7 dhjetor – Kryetari i partisë politike VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski dhe nënkryetari i partisë Timço Mutsunski, sot kanë realizuar takim me ambasadorin e Kanadasë, Xhajls Norman, ku kanë diskutuar për korrupsionin, krimin, ekonominë dhe të gjitha zhvillimet aktuale në vend, njoftojnë nga VMRO-DPMNE.

“Mickoski e ka theksuar shqetësimin për shkallën e lartë të krimit dhe korrupsionit në vend dhe kapacitetin e dobët të qeverisë së LSDM-së për të luftuar krimin e organizuar, duke theksuar se në gjashtë vitet e fundit që kur LSDM-ja është në pushtet, vendi fundoset në krim dhe faktet flasin për atë se zyrtarë të lartë të qeverisë akuzohen për veprime të paligjshme dhe vjedhje të parave të shtetit”, thuhet në komunikatë.

Sa i përket ekonomisë së Maqedonisë, Mickoski theksoi se ekonomia është në prag të kolapsit të plotë dhe për këtë, ai theksoi se “qeveria e Dimitar Kovaçevskit dhe LSDM-ja është drejtpërdrejt fajtore dhe përgjegjëse, sepse në vend që të ofrojnë politika të mira ekonomike që do shpëtoni shtetin dhe qytetarët e tij nga varfëria, ofrojnë masa joreale dhe të vonuara”.

Kryetari Mickoski e falënderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar se VMRO-DPMNE si kryesuesi i ri i qeverisë së re do të vazhdojë me bashkëpunimin intensiv dhe përmirësimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Related posts

Blinken-Zhan-Iv le Drien: Japim mbështetje të plot për integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE

Gazeta Max

Ekonomia dhe mbrojtja në fokus të dialogut strategjik me SHBA-në

Gazeta Max

Panik në Ukrainë, rrjedhje kimike nga një central pas sulmeve ruse

Gazeta Max