GazetaMax
Lajme

Mickoski në takim me të dërguarin special Saracin dhe ambasadoren Hollshtajn

Shkup, 26 tetor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ka realizuar takim me Manuel Saracin, i dërguar special i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me ambasadoren gjermane në vend, Anke Hollshtajn.

Në takimin, ku morën pjesë edhe nënkryetari dhe sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar nga radhët e partisë, Timço Mucunski dhe Stefan Andonovski është diskutur për gjendjen aktuale politike, atë ekonomike dhe energjetike si dhe për procesin e integrimeve evropiane të vendit në Bashkimin Evropian.

“Nga ana e kryetarit Mickoski është konstatuar 0se vendi po përballet me krizë ekonomike dhe energjetike si pasojë e paaftësisë dhe mosinteresimit nga ana e pushtetit, por edhe mosgatishmërisë për pranimin e propozim- masave të VMRO-DPMNE-së për tejkalimin e gjendjes së keqe në të cilën ndodhen qytetarët dhe vendi. Lidhur me procesin e eurointegrimeve dhe fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian, Mickoski ka afirmuar qëndrimin e VMRO-DPMNE-së se shteti duhet të fillojë negociatat sa më parë. Por, për shkak të nivelit të lartë të krimit dhe korrupsionit nga pushteti dhe mungesës së reformave, vendi nuk është ende pjesë e familjes evropiane”, thekson VMRO-DPMNE në kumtesën deri të mediat.

Bashkëbiseduesit kanë rënë dakord për avancimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit, ndërsa Mickoski falënderoi për mbështetjen nga ana e Republikës Federale të Gjermanisë.

Related posts

Ali Ahmeti uron besimtarët musliman FITËR BAJRAMIN

Gazetamax.mk

Vritet një gazetar amerikan në Ukrainë

Gazetamax.mk

Shaqiri: Shqyrtohet mundësia për kompensimin e orëve të humbura në Maqedoni

Gazetamax.mk