GazetaMax
Kuriozitete

Milan bën gati befasinë për fansat, po i transferon dy yje?

AC Milan po përgatitet për t’i surprizuar fansat e tij.
Gjiganti italian AC Milan po synon që të përforcojë skuadrën gjatë kësaj vere, ku veçse ka përgatitur emrat të cilët dëshiron t’i transferojë në “San Siro”.
Krerët e Milanit kanë shprehur interesim që të transferojnë dy yjet e kampionit francez Lille, mbrojtësin Sven Botman dhe mesfushorin Renato Sanches, raporton “Tuttosport”.
Gjiganti i Serie A ka kohë që është duke e monitoruar situatën e mbrojtësit Botman, ku në muajin janar kishte bërë ofertë drejt Lille për të, ofertë kjo që ishte refuzuar menjëherë nga kampioni francez.
Thuhet se “Rossonerët” duhet të paguajnë një dëmshpërblim prej 40 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e Botman, kurse Renato Sanches do të jetë një transferim më i lehtë ku spekulohet se kushtet personale veçse janë arritur me yllin portugez.

Related posts

Klopp për humbjen ndaj Leeds: Kjo është situata, ne po punojmë për zgjidhje

Gazeta Max

Mbyllet pjesa e parë: Real Madrid po humb ndaj Chelsea

Gazeta Max

MotoGP, Miguel Oliveira fiton garën dhe jep leksion në një pistë të lagur

Gazeta Max