GazetaMax
Kuriozitete

Milan lider në Serie A, Pioli vjen me këtë deklaratë

Stefano Pioli ka dhënë komentet e tij mbi ecurinë aktuale të Milan.
‘Rossoneri’ janë krerët e tabelës në Serie A, dhe janë në rrugë të mirë për t’u shpallur skuadër kampione, ndonëse gara është e ngushtë.
Pioli akoma nuk është i bindur – me të drejtë – por thotë se skuadra po provon gjithçka për një faqe të re historie. Këtë e ka thënë duke folur për raportet e tij me Maldini.
“Së bashku, ne po provojmë të shkruajmë një faqe të re historie”, tha Pioli, i pyetur për raportet me drejtorin sportiv, por duke u lidhur edhe me situatën aktuale në kampionat.

Për titullin e kampionit, Pioli ka thënë se Milan ka nevojë për secilin.
“Milan ka nevojë për të gjithë. Zlatan dhe Olivier e dinë se çfarë do të thotë të fitosh dhe çfarë sakrifica duhet për gjëra të mëdha. Mendoj se skuadra ka potencial të madh”, shtoi ai.
Milan është në krye të Serie A, në një garë të ngushtë me Napoli dhe Inter.

Related posts

Zvicra publikon listën për Katar 2022, ftohen tre shqiptarë – mbetet jashtë Andi Zeqiri

Gazeta Max

Lewandowski ka shënuar gjysmën e golave të Barcelonës këtë edicion

Gazeta Max

Rikthehet Liga e Kampionëve me fazën e eliminimit direkt

Gazeta Max