GazetaMax
Lajme

Ministri Haliti u takua me ambasadorin holandez, Dirk Jan Kop

Vazhdimi i bashkëpunimit të suksesshëm ishte në fokusin e takimit të sotëm ndërmjet ministrit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti dhe ambasadorit të Mbretërisë së Holandës ekselenca e tij Dirk Jan Kop.
Në takim u shkëmbyen mendime dhe u bisedua për mbështetjen e fuqishme të Holandës dhe ndihmës së ofruar në kontekst të projekteve lidhur me Reformën e Administratës Publike, duke e përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit. U bisedua edhe për projektet e tjera në të cilat MSHIA-ja po punon me përkushtim, siç janë digjitalizimi, siguria kibernetike dhe mediat.
Ministri Aliti iu falënderua ambasadorit Dirk Jan Kop për mbështetjen e vazhdueshme të cilën e ofron Mbretëria e Holandës dhe ndarjen e përvojave lidhur me proceset reformuese, duke e theksur angazhimin për një administratë profesionale dhe të depolitizuar.

Related posts

Aksion vullnetar për një të ardhme më të gjelbër në Llozovë

Gazeta Max

Pas zgjedhjeve lokale intensifikohet dialogu me Sofjen, Ustula von der Leyen të mërkurën në Shkup

Gazeta Max

Izet Mexhiti: Çairi meriton të ngjitet në majat e suksesit përmes investimeve në sport dhe rini

Gazeta Max