GazetaMax
Lajme

Ministria e Mbrojtjes: Dokumenti i publikuar nga Kovaçki është “sekret ushtarak”, do të ketë përgjegjësi

Shkup, 20 shtator – Dokumenti i publikuar në rrjetet sociale dhe i paraqitur nga një parti politike, pas kontrollit fillestar, është një dokument që fillimisht është regjistruar në dokumentacionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë si dokument me vulën “sekret ushtarak” dhe më pas, pas miratimit të Ligjit për informacione të klasifikuara, ka marrë një klasifikim “rreptësisht konfidencial”, kanë thënë nga Ministria e Mbrojtjes për CIVIL Media, pasi Dragan Kovacki, deputet dhe anëtar i KE të VMRO-DPMNE-së (ish-pjesëtar i lartë i ARM-së), ka publikuar në rrjetet sociale një dokument, ekstrakt nga libri i të dhënave të ARM-së, me të cilin pretendohet se Kovaçevski është shpallur “i paaftë përgjithmonë” nga mjekët, transmeton Zhurnal.

“Ministria e Mbrojtjes, në përputhje me kompetencat e saj, duke vepruar sipas ligjit dhe duke mbrojtur interesat e shtetit dhe qytetarëve, hap procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë për trajtim të pakujdesshëm dhe publikim të paautorizuar të dokumenteve me përmbajtje të klasifikuar. Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje partive politike dhe individëve që në shfaqjet dhe përpjekjet e tyre për të fituar pikë politike, të qëndrojnë mënjanë nga pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ushtrisë, të mos i inkurajojnë ata të kryejnë krime, të cilat cenojnë reputacionin e tyre, por edhe reputacionin e Ministrisë dhe Ushtrisë”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sot iu përgjigj akuzave të opozitës VMRO-DPMNE se është i paaftë përgjithmonë dhe se ka gënjyer për të shmangur shërbimin ushtarak.

“VMRO-DPMNE nuk zgjedh asnjë mjet apo mënyrë për të larguar vëmendjen e publikut nga skandalet e mëdha korruptive dhe turbullirat në partinë e tyre. Vetëm konfirmon se ajo që po e shohim në opinion gjatë javës së kaluar është e vërtetë dhe se VMRO-DPMNE është në krizë të madhe”, thotë Kovaçevski.

Ai shton se si kryetar i LSDM-së, asnjëherë nuk do të lejojë që debati politik të bjerë aq poshtë sa dëshiron VMRO-DPMNE dhe me kulturë do t’i përgjigjet gënjeshtrave dhe fyerjeve./Zhurnal.mk

Related posts

Provimi i maturës do të mbahet më 27 maj dhe më 10 qershor

Gazetamax.mk

Miteva: Arsovska është fajtore për kaosin në Shkup, të japë dorëheqje

Gazetamax.mk

Drejtori Abdullahi: Shpallje e re publike për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi për mbështetje financiare për zhvillimin rural për vitin 2023 – Investime për modernizimin e ekonomive bujqësore

Gazetamax.mk