GazetaMax
Lajme

Mitreski: Nuk ka zgjedhje të parakohshme, as shumicë të re parlamentare

Shkup, 25 janar – Koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitreski sonte deklaroi se shumica parlamentare është stabile, se zgjedhjet e parakohshme nuk do të ndodhin dhe se shumica mund vetëm të rritet.

“Atë çështje tërë kohën e hapë Mickoski tashmë tre vite, nga mbledhja konstituive e këtej, pohon se kjo përbërje parlamentare nuk do të zgjasë shumë, se do të pasojnë zgjedhje të shpejta, më pas paralajmëronte shumicë të re, më pas shpërndarje të Kuvendit. Atë retorikë e shfrytëzojnë kryesisht për qëllime të brendshme partiake, dhe kjo, në periudhë prej tre viteve vazhdimisht demantohet. Ja, edhe unë e demantoj sot, zgjedhje të parakohshme nuk do të ndodhin, nuk do të ketë shumicë të re, nuk do të ketë ulje të shumicës aktuale, shumica mund eventualisht të rritet”, tha Mitreski në emisionin 10 minuta në TV 21.

Ai shtoi se dera është e hapur për të gjitha partitë politike të cilat janë për rrugë evropiane.

Koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së theksoi se para nesh është periudha në të cilën deputetët, e posaçërisht ata nga VMRO-DPMNE duhet të mendojnë se në cilin drejtim do t’i sjellin vendimet, përkatësisht  në cilin drejtim do ta çojnë shtetin me vendimet e veta. 

Related posts

LSDM kërkon seancë të jashtëzakonshme në qytetin e Shkupit për ajrin e ndotur, VMRO refuzon

Gazeta Max

Trençevska: Raportimet e shpeshta të bulizmit në shkolla janë motivi ynë të fillojmë ta ndryshojmë sistemin

Gazeta Max

Fronti evropian po pengohet në postet udhëheqëse !?

Gazeta Max