GazetaMax
LIFESTYLE

Momenti kur kuzhinieri Indrit Çela nxirret zvarrë nga makina dhe rrihet me shufra hekuri

Kuzhinieri i njohur Indrit Çela është rrahur barbarisht nga dy persona mbrëmjen e djeshme në zonën e quajtura Ura e Gjolës.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si Ura e Gjolës, ku pre e një dhune barbare ra kuzhinieri i njohur Indrit Çela 39-vjeç, i njohur edhe si miku i Alfio Rrotanit. Çela është rrahur me grushte, shkela e leva hekuri nga disa persona dhe më pas është lënë në rrugë, ndërsa ka marrë plagë të rënda në kokë dhe fytyrë.

39-vjeçari ishte duke udhëtuar me makinën e tij në momentin që është nxjerrë me dhunë nga 2 persona dhe kanë nisur ta rrahin brutalisht duke e gjuajtur me shkelma dhe leva hekuri ku të munden. Më pas ai është lënë në rrugë i plagosur. Kanë qenë dëshmitarët që panë ngjarjen që ka lajmëruar ambulancën dhe ka ardhur për ta marrë.

Ai është dërguar në qendrën shëndetësore të Fushë Krujës për të marr mjekimin e duhur. Megjithatë ajo që e bënë dhe më misterioze këtë ngjarje është se vetë 39-vjeçari ka deklaruar se është aksidentuar nga një makinë që ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Dëshmia i tij nuk i ka bindur efektivët të cilët thonë se plagët e marra dhe dëshmitë tregojnë se ai është rrahur barbarisht por edhe provat në vendin e ngjarjes ku në rrugë ka shenja gjaku.

Indrit Çela është emër i njohur për publikun i cili ka marrë pjesë në emisionet e gatimit në televizione të ndryshme së bashku me mikun e tij Alfio Rrotani.

Emri i Alfio Rrotanit kohët e fundit gjithashtu është përfshirë në një skandal në lidhje me një tender 400 mijë dollarë të dhënë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Për këtë ngjarje është nën hetim kreu i FSHZH, Dritan Agollin, i cili akuzohet se i dha 400 mijë dollarë kuzhinierit Alfio Rrotanit, që punonte me djalin e tij. Dyshohet se paratë kanë kaluar fiktivisht te Rrortani dhe pasi kompania e tij ka fituar tenderin, paratë mund të jenë paguar në formë e ryshfetit te Flladi Agolli, i biri i Dritan Agollin.

Related posts

Zajminës i dalin tulat, kaq shumë është shëndoshur

e-max

Ata që udhëtojnë, më të prirë t’i tradhtojnë partnerët

e-max

Amir e fillon mbarë me projektin e parë “Zemra jem”

e-max