GazetaMax
Kuriozitete

Mourinho nuk heq dorë, Granit Xhaka në Itali?

Jose Mourinho sërish është pas Granit Xhakës dhe nuk po heq dorë nga ai.
Trajneri portugez synon ta transferojë futbollistin kosovar në Romë gjatë verës që vjen, shkruan mediumi “bluewin.ch”, përcjell Express.
Një gjë të tillë, “Special One” ishte munduar ta bënte edhe verën e kaluar dhe në dimrin që shkoi, por nuk ia doli dot.
Sidoqoftë, tash ish-trajneri i Portos, Chelseat, Interit, Real Madridit, Manchester Unitedit dhe Tottenhamit do të mundohet ta nisë një ofanzivë të re për përfaqësuesin zviceran.
29 vjeçari ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024 dhe “Topçinjtë” vështirë se do të heqin dorë nga ai.
Megjithatë, “Giallorossi” do ta bëjnë ofertën për futbollistin kosovar, i cili po kalon nëpër një formë solide.
Xhaka e vlerëson lart trajnerin Mourinho dhe do të donte që një ditë të punojë bashkë me të.

Related posts

“Dardanët” nisen për në Irlandën Veriore

Gazeta Max

Chelsea do të zhvillojë bisedime me Brojan – vendosin për të ardhmen e tij

Gazeta Max

Dybala te Milan? Vjen lajmi i madh

Gazeta Max