Mourinho pengon intervistën e Rodgers, për të treguar për verën e shtrenjtë që ia dhuroi

Jose Mourinho dhe Brendan Rodgers u përballën në Ligën e Konferencës, ku Roma dhe Leicester barazuan 1-1 në King Power Stadium.
Jose Mourinho ndërpreu intervistën e Brendan Rodgers pas ndeshjes për ta falënderuar për verën e shtrenjtë që trajneri i Leicester Cityt ia kishte dhuruar.
Lorenzo Pellegrini hapi rezultatin për mysafirët, ndërsa një autogol i Gianluca Mancinit barazoi shifrat në këtë përballje të bukur.

Menjëherë pas ndeshjes, Rodgers po zhvillonte një intervistë kur ish-shefi i tij në Chelsea, Mourinho, ndërpreu procedurat për të falënderuar irlandezin verior për mikpritjen e tij.
Trajneri i Romës tha: “Më dha verën më të mirë në treg!” Si përgjigje, Rodgers u përgjigj: “Kjo kushtoi shumë para!”, përpara se dyshja të shpërthente në të qeshura.

Rodgers dhe Mourinho kanë punuar për disa vite së bashku te Chelsea, dha kanë ruajtur një miqësi shumë të mirë që atëherë.

Të fundit në përqindje