GazetaMax
Lajme

MPJ i dërgon edhe një notë tjetër verbale Bullgarisë, këtë herë për Kostadin Kostadinovin

Shkup, 21 tetor – Ministria e Punëve të Jashtme, përmes Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shkup, i ka dërguar notë verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, me rastin e deklaratave të deputetit dhe kryetarit të partisë politike “Rilindja”, Kostadin Kostadinov gjatë seancës konstituive të Kuvendit Popullor të Republikës së Bullgarisë. Në notë, siç theksojnë nga MPJ-ja, shprehet pakënaqësi e thellë për përmbajtjen e deklaratës në të cilën publikisht u shprehën pretendime irredentiste dhe territoriale ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“E përsërisim apelin se deklaratat e këtilla janë drejtpërdrejt në kundërshtim me synimin e dy vendeve për të respektuar dhe kultivuar frymën e Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë, në drejtim të krijimit të marrëdhënieve të ngushta dhe miqësore të bazuara në respekt dhe bashkëpunim të ndërsjellë. Pikërisht në frymën e fqinjësisë së mirë, presim që faktorët relevantë politikë dhe institucionalë në Republikën e Bullgarisë të distancohen dhe t’i dënojnë provokimet e këtilla dhe përpjekjet për t’i rrënuar marrëdhëniet e mira fqinjësore”; thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Related posts

Hapet qendra për punë sociale në Saraj

Gazeta Max

Hulumtim në Maqedoni dhe BE: Nuk ka fare përmirësim në integrimin e romëve

Gazeta Max

Të hënën do të mbahet seancë për emërimin e Abazit për shef të PTHP NKOK

Gazeta Max