Mulhaxha-Kollçaku: Mbikëqyrim zbatimin e ligjit për mbrojtjen nga dhuna në familje

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione ka mbajtur mbledhje, në të cilën është diskutuar mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, shkruan “Bota sot”.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetarja e këtij komisioni, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka bërë të ditur se vendimi për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji është marrë në përputhje me planin e punës të miratuar nga komisioni.

Sipas saj, ligji ka hyrë në fuqi në vitin 2023, ndërsa nisma për hartimin e tij ishte ndërmarrë pikërisht nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, pas miratimit të Konventës së Stambollit nga Kuvendi i Kosovës.

Postim i plotë:

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione, i drejtuar nga kryetarja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, mbajti sot mbledhjen, në të cilën u diskutua në lidhje me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore.

Vendimi për të mbikëqyrur këtë ligj shumë të rëndësishëm, është i bazuar në planin e punës të miratuar nga ana e komisionit. Ky ligj ka hyrë në fuqi në vitin 2023, hartimi i të cilit ishte inicuar pikërisht nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, pas miratimit të Konventës së Stambollit nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Për të diskutuar për këtë ligj, Komisioni ka ftuar eksperten e angazhuar nga Instituti Nacional Demokratik (NDI), Luljeta Plakolli-Kasumi.

Burimi: botasot.info