GazetaMax
Lajme

Muzeu Alfabetit në Manastir tashmë me libra shqip falë iniciativës së Emira Selimit!

Shkup, 20 dhjetor – “Qyteti i Manastirit qytet historik për shqiptarët” është kjo frazë që përsëritet njëherë në vit nga politikanët patetik, në kohën kur shënohet dita e Alfabetit, posaçërisht Kongresi i Manastirit 22 Nëntori i çdo viti. Por, me gojën plotë folklorizëm e duart bosh nuk shkohet në Muzeun e Alfabetit në Manastir, mbase në duart e shoqëruesve të politikanëve qëndrojnë disa foto aparate përmes të cilave kapen pamje përbrenda Muzeut që në mbrëmje të vërshojnë rrjetet sociale me fotografi e urata për ditën e Alfabetit. Me fjalë të tjera, Manastiri kujtohet njëherë në vit që me këtë retorikë e shndërrojnë në një “vend të vdekur” që vetëm se lule nuk dërgojnë. E për fat të mirë rinia shqiptare nuk merr shembull këtë kategori udhëheqësish politik, por me qëllim të pastër e me vizion të qartë kontribuojnë për këtë qytet me të vërtetë historik për shqiptarët. Shembulli më i mirë i vizitës së Muzeut të Alfabetit në Manastir është dhënë nga aktivistja e palodhshme, Emira Selimi, duke bërë një hap të guximshëm e të mençur, iniciativë e munguar dhe tani e përkrahur nga shumëkush, “hapja e një biblioteke me libra shqip në hapësirat e Muzeut të Alfabetit”. Iniciativë që është edhe në favor të “politikaneve fotogjenik” që kur të shkojnë në Muze kanë ku të fotografohen (siç e pëlqejnë prapaskenën me libra) e mbase edhe të takohen me librat sepse duket qartë që takimet e tilla u mungojnë shumë, shkruan Zhurnal.

Emira Selimi: Aty ku s’ka libra shqip, aty rrezikohet e ardhmja jonë kombëtare!

Kjo është shprehja prej të cilës është motivuar edhe aktivistja Selimi, dhe që qartazi tregon vizionin dhe largpamësinë e saj. Përndryshe, Emira Selimi është një studente e Shkencave Politike, ka të përfunduar gazetarinë dhe është aktive në jetën shoqërore. Shpesh herë është e etiketuar edhe si islamofobe vetëm për shkak të luftës së saj të pakompromist kundër asimilimit të shqiptarëve në Shkup që rrezikojnë të asimilohen e tjetërsohen në turq sipas Selimit. Edhe pse përkatësia fetare është çështje personale që asesi nuk duhet të jetë shkas ofendimi apo lavdërimi, shpesh herë aktivistja sulmohet por kjo asesi nuk e ndalon veprimtarinë dhe aktivitetin e saj.

Emira Selimi studion në Universitetin e Evropës Juglindore, dhe nga këtu studentëve u pati premtuar se në këtë Universitet përpos shumë figurave politike të të gjitha përkatësive që kanë qenë mysafir dhe janë nderuar maksimalisht, ajo do ta sjellë edhe gazetarin e mirënjohur nga Shqipëria, Marin Mema, me të cilin dhe përmes të cilit do të transmetoj mesazh të qartë se të rinjtë shqiptarë e duan kombin e tyre, dinë ta nderojnë dhe asesi mos ta harrojnë. Pas, kësaj vazhdoi me organizimin e dytë në vendlindjen e saj, Haraçinë, duke e shënuar festën e 28 Nëntorit ndryshe në këtë fshat për dallim prej viteve tjera.

Manastiri qyteti historik i shqiptarëve, Muzeu Alfabetit tashmë me libra shqip falë iniciativës së Selimi-

“Iniciativa ime e vetme është që në Manastir të kemi një bibliotekë të vetme shqiptare që shqiptarët atje të kenë mundësi të lexojnë dhe sado pak ta mbrojnë gjuhën shqipe,  të mbrohen nga asimilimi. Këtë bibliotekë e kemi hapur katin e tret ne muze. Thënë, shkurt, aty ku s’ka libra shqip, aty rrezikohet e ardhmja jone kombëtare”, ka thënë Selimi.

Atë që nuk e bërën as institucionet lokale e as ato qendrore, atë për të cilën as që u brengos ndokush e lëre më ta merr mundin e veprimit në këtë drejtim, e bëri një studente shqiptare nga Shkupi, me emrin Emira Selimi. Qoftë edhe atë ditë të vetme brenda vitit kur të vizitohet Muzeu Alfabetit nga politikanët që duhet të jenë të përgjegjshëm e të kujdesshëm për shqiptarët që jetojnë në Manastir, të shohin se ka njerëz dashamirë që pa pikë pushteti e pa financa mund të bëjnë punë të mira. Ajo që duhet bërë është të ketë një qëllim të pastër dhe një vizion të qartë, pastaj të veprohet me lehtësi e mendje zgjuarsi drejt realizimit të qëllimit.

Se Manastiri është qytet historik shqiptarë e dëgjojmë vetëm njëherë në vit në ditën e Alfabetit Shqip, por tani me të rinj si Emira Selimi kjo shprehje do jetë e përditshme dhe shpesh e përsëritshme, madje jo vetëm në mënyrë deklarative, por edhe praktike e të dëshmuar me vizita.

Një muaj më vonë në dhjetor, pas nëntorit ku të gjithë vizitojnë Manastirin, Emira Selimi kishte planifikuar ta vizitonte këtë qytet me shkas dhe me personalitetin e shquar shqiptar, Marin Mema, si dhe mysafir special, Rsito Qiriazi. Dhe, sikurse e kishte planifikuar e realizoi në përpikëri, një autobus të mbushur me student shqiptarë nga Shkupi, Kumanova e Tetova, të rinj ambicioz dhe atdhedashës, që mezi kishin pritur një organizim të tillë. Ndërkaq, financiarisht organizimi i këtij transporti është mbështetur nga Fondacioni Albiz, në krye me drejtorin, Besir Dernjani. Fondacion ky që është në ndihmë të studentëve shqiptarë kurdo e për gjithçka që është e dobishme për shoqërinë. Ky fondacion ndan çdo vit 175 bursa për studentët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Destinicaioni i studentëve në krye me Emira Selimin ishte Manastiri, posaçërisht Muzeu Alfabetit, por jo vetëm për të shkuar dhe shkrepur fotografi, por për ta begatuar atë vend të bekuar, që tani më në atë vend të veçantë do të ketë edhe një kënd special me libra në kuadër të iniciativës, “bibliotekë për Manastirin me libra shqip”.

Të parët që përkrahën këtë iniciativë ishin biblioteka e UEJL-së. Biblioteka e këtij Universiteti Max van der Stoel, në kampusin e Shkupit në krye me Silvete Osmani, dhuruan një numër të madh të librave si donacion për Muzeun e Alfabetit në Manastir. Kësaj iniciative për pasurimin e bibliotekës së Manastirit me librin shqip i bashkohet edhe Shtëpia Botuese Flaka me dhurimin e dhjetë titujve nga repertuari i botimeve.

Këta ishin të parët, ndërkaq një ditë më vonë pasi qarkulloi lajmi se ka një iniciativë për hapjen e një biblioteke të tillë, dashamirë të librit nga Kosova e Shqipëria, nga qytete të ndryshme në Maqedoninë e Veriut, numër shumë i madh njerëzish kanë shkruar në adresë të iniciatores, Emira Selimi, për të marr informacione se si mund të dhurojnë libra vetëm që të pasurohet sa më shumë ajo bibliotekë në atë qytet.

Të rinjtë shqiptarë kudo që janë kanë një model të një të reje shqiptare se si duhet vepruar e angazhuar në drejtim të mbrojtjes së shqiptarizmit me fanatizëm dhe kujdes të veçantë, e ky model nuk ka se kush të jetë tjetër pos Emira Selimit, që jo vetëm se brengoset për asimilimin e tjetërsimin e shqiptarëve, por edhe vepron e lufton me gjithë qenien e saj kundër këtij fenomeni shkatërrues për kombin shqiptarë. /Zhurnal.mk

Related posts

Grida Duma nuk është dakord me konkluzionet e Alibeajt: Duhet dorëheqje

Gazetamax.mk

Gjykimi për rastin e lehonës nga Dibra ende askundi

Gazetamax.mk

Italia konfiskon superjahtin e një oligarku rus

Gazetamax.mk