GazetaMax
Lajme

Ndryshimet e motit kanë ulur Shkupin në listën e qyteteve të ndotura

Shkup, 10 Janar – Ndryshimet e motit kanë zbritur pak Shkupin në listën e qyteteve të ndotura. Megjithatë, ndotja e ajrit po thyen rekorde. Përqendrimi i grimcave të dëmshme në ajër është disa herë më i lartë se sa lejohet. Qytetarët po marrin frymë me vështirësi. Thonë se kur kanë obligime, dalin vetëm me maskë.

“Unë kam problem me frymëmarrjen dhe është shumë vështirë. Por, të shumtën e rasteve e mbaj maskën.”, – tha një qytetare. 

“Mbaj Maskë.”, – tha një qytetar.

“E ndjej ndotjen, e kam vështirë, nuk është e këndshme. Mbaj maskë, por nuk mund të marr frymë.”, – u shpreh një qytetar.

“Qëndroj në shtëpi, nuk kam punë të shkoj diku, sot e pash se koha është më e mirë.”, – u shpreh një qytetare.

Nuk po ndërmerren veprime, thonë aktivistët. Ata këshillojnë se zgjidhja duhet të jetë integrale, sepse Shkupi është vazhdimisht i ndotur, në çdo periudhë të vitit dhe duhet vepruar në të gjitha fushat.

“Vetë studimi tregon se ndotja rritet në mënyrë drastike nga djegia e mbetjeve të ndryshme në ambient të hapur. Gjatë muajve të pranverës, pluhuri i ndërtimit ndikon shumë në muajt e verës. Ndotja më e madhe në një kohë kur nuk kemi ngrohje sigurisht që bie në objektet industriale, por kur marrim masa, mundemi. Nuk mund ne në mënyrë populiste të themi mirë ja do të shpërndajmë 200, 300, 500 inverterë, dhe e kemi zgjidhur problemin. Jo ne duhet të ndryshojmë vetëdijen dhe t’u mundësojmë njerëzve të ndryshojnë disi mënyrën se si ata ngrohen.”, – u shpreh një aktiviste.

Sipas aktivistëve është e nevojshme edhe rritja e numrit të inspektorëve sepse është shumë i vogël.

Related posts

ASH: Avokati i BDI-së ju bën presion mësimdhënësve, duke keqpërdorur fëmijët

Gazetamax.mk

Vendi më radioaktiv në botë, i pabanueshëm edhe për 20 mijë vjet të tjera (Video)

Gazetamax.mk

Me dëgjimin e ekspertëve të cilët e përgatitën super ekspertizën, në Gjykatën penale vazhdoi gjykimi për “Llaskarcën”

Gazetamax.mk