GazetaMax
Ballina

Ndryshimet kushtetuese midis optimizimit të pushtetit dhe vullnetiti politik të opozitës!

Vetë qeveria do të duhet të përgatisë amendamentet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, sepse opozita VMRO-DPMNE nuk ka ndërmend t’i delegojë ekspertët e saj kushtetues në grupin punues që Qeveria ende nuk e ka formuar. Kryeministri Dimitar Kovaçevski shpreson se VMRO-DPMNE do të marrë pjesë në grupin punues edhe pse deri më tani partia opozitare ka qenë e interesuar vetëm për bllokim të procesit.

Nga VMRO-DPMNE thonë se qëndrimi i tyre për ndryshimet në Kushtetutë dihet dhe se nuk kanë çfarë të shtojnë. Kjo do të thotë se partia e udhëhequr nga Hristijan Mickoski nuk ka ndërmend të marrë pjesë në asnjë fazë të ndryshimeve kushtetuese, përfshirë edhe përgatitjen e amendamenteve kushtetuese.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se konsultimet janë duke vazhduar dhe se janë të gatshme që grupi punues i ekspertëve të jetë i udhëhequr prej tyre.

Zëvendëskryeministri për euro-integrime, Bojan Mariçiq, nga foltorja e shtëpisë ligjvënëse tha se vendi është në mes të skriningut me BE-në dhe se Parlamenti është vendi më i përshtatshëm për debate rreth integrimit në BE. Ai u bëri të ditur deputetëve se së shpejti do të marrin ftesa për emërimin e ekspertëve për tre udhërrëfyes. Ai u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të kenë parasysh se miratimi i këtyre udhërrëfyesve është i një rëndësie të jashtëzakonshme për imazhin tonë para BE-së, por edhe para qytetarëve. Mariçiq kërkoi nga deputetët që Parlamenti të jetë një forum në rrugën drejt BE-së me prioritet reformat, duke përfshirë ndryshimet kushtetuese.

Nga VMRO-DPMNE thonë se nuk ka ndryshim në qëndrimin e tyre për ndryshimet kushtetuese. Qëndrimi i partisë së Hristijan Mickoskit është se Qeveria nuk ka mandat të shtyjë amendamentet kushtetuese pa pyetur popullin në zgjedhje. VMRO-DPMNE së fundi ka refuzuar propozimin e zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi – që Parlamenti të votojë ndryshimet kushtetuese dhe të vetëshpërndahet për të pasur zgjedhje të parakohshme parlamentare. VMRO-DPMNE e vlerësoi propozimin e Grubit si konfirmim nga qeveria se nuk ka shumicë për ndryshimet kushtetuese. Mickoski në deklaratat e tij të fundit i ka kërkuar qeverisë që vendi të shkojë në zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare pa qeveri teknike, shkruan PRESSonline.mk

Ambasadori evropian David Geer në intervistën e tij të fundit ka deklarauar se nuk mund të ketë përparim në procesin e anëtarësimit pa një konsensus të gjerë për rrugën e reformave evropiane.
“Aktualisht, nëse shikojmë partitë kryesore, të gjitha thonë se janë të përkushtuara ndaj perspektivave dhe reformave evropiane, por në të njëjtën kohë nuk mund të ulen bashkë dhe të bien dakord për reformat kryesore që janë në interes të qytetarëve dhe janë të nevojshme për të përparuar në proceset integruese”, thotë Geer.

Lidhur me ndryshimet kushtetuese, Gir thekson se ky vendim duhet të merret nga shteti, por vëren se ndryshimet në Preambulë nuk do të ndryshonin shumë nga ndryshimet e bëra nga Kroacia, Kushtetuta e së cilës përfshin më shumë se 20 grupe. Por, sipas tij, mënyra se si po zhvillohet debati për këtë çështje nuk ngjall shumë optimizëm.

Related posts

Edhe 4 ditë fillon shkolla, ministri Shaqiri me porosi për prindërit dhe nxënësit

Gazetamax.mk

Ali Ahmeti: JO Rusisë, PO Europës!

Gazetamax.mk

Produktet më të mira për pastrimin e fytyrës së yndyrshme

Gazetamax.mk