GazetaMax
Kuriozitete

Nënshkroi me skuadrën ruse, Polonia nuk e fton lojtarin në Kupën e Botës

Rybus nuk do të jetë në Kupën e Botës. Arsyeja është agresioni rus në Ukrainë.
Mbrojtësi polak, Maciej Rybus është informuar se do të lihet jashtë kombëtares së Polonisë nga trajneri Czeslaw Michniewicz.
Ky informacion i është bërë me dije lojtari pak pasi ai ka zgjedhur të transferohet te Spartak Moscow.
Veterani që ka 66 paraqitje me Poloninë, e që ishte pjesë e kombëtares në Kupën e Botës 2018 dhe në Euro 2020, vendosi të kalonte në Rusi, përkundër ngjarjeve që po ndodhin në Ukrainë.
Kjo ka qenë e papranueshme për polakët dhe tani i kushton lojtarit me pozitën e tij në kombëtare, për kompeticionin kryesor në botën e futbollit.
Polonia në Kupën e Botës luan në një grup me Meksikën, Argjentinën dhe Arabinë Saudite.

Related posts

De Bruyne ia “shkund merimangat” portës së Leicesterit – 0-1 për Man Cityn

Gazeta Max

United gjen zëvendësuesin e Pogbas në Seria A

Gazeta Max

Boksieri 22 vjeçar shpartallon keq serbin në ring/ Fitore e rradhës për Ari Avdimetaj

Gazeta Max