Nesër mblidhet kuvendi, ja për çfarë diskutohet

Date:

Nesër do të ketë seancë plenare.
Deputetët do t’iu drejtohen nesër ulëseve të Kuvendit të Kosovës në një seancë të thirrur për në orën 10:00.
Në rend dite do të jetë edhe debati parlamentar për politikën e jashtme.Pikat e tjera të rendit të ditës janë shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe atij për Pronën Publike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile dhe atij për ndryshim- plotësimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale.
Po ashtu do të shqyrtohet edhe raporti me rekomandime lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Infrastrukturën Kritike, shqyrtimi i raportit me rekomandime lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020.
Pikë e njëmbëdhjetë e rendit të ditës është propozimi i Grupit Parlamentar Lista Serbe për emërimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave, për të vazhduar me dy pikat e fundit të seancës plenare – zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore dhe formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës.

e-max
e-maxhttp://gazetamax.mk
www.gazetamax.mk

SHPËRNDAJE

TË FUNDIT

Lajme të ngjashme
Lajme

E keni dëgjuar super bashkëpunimim ” Oda në Gyrbet” nga Besim Zeqiri e Muhamet Gashi?

Ata janë artistë të njohur të folkut shqiptar, me...

Njihuni me Bajrush Berisha që solli në Ramazan “Mirësevjen Dashuri”

Ai është vetëm 22 vjeç por që kur ka...

Grubi: Ftoj edhe VMRO-në të kontribuojë në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të...

Flamur Rudi djali nga Prizreni që mendon për atmosferën e shqiptarëve në Gjermani

Ai është një djalosh bukurosh me origjinë nga Prizreni...