GazetaMax
Lajme

Nikolovski: 1 Maji, simbol i guximit dhe vendosmërisë

Shkup, 1 Maj – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ljupçoo Nikolovski ka uruar qytetarët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës.

Siç thotë Nikollovski, 1 maji është simbol i guximit dhe vendosmërisë, i luftës për një të nesërme më të mirë, ditë e njohjes së punës dhe e përkushtimit më të madh për të drejtat e punëtorëve.

“Të dashur qytetarë, punëtorë, Gëzuar 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punës. Ju jeni forca lëvizëse e ekonomisë maqedonase dhe e zhvillimit të shoqërisë sonë. 1 Maji është një ditë simbol i guximit dhe vendosmërisë, i luftës për një të nesërme më të mirë, një ditë e njohjes së punës, një ditë e angazhimit edhe më të madh për të drejtat e punëtorëve. Ne vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e punëtorëve, në frymën e solidaritetit dhe socialdemokracisë, të angazhohemi plotësisht për të ofruar kushte për zhvillim, përparim dhe mundësi të barabarta për të gjithë”, ka shkruar ministri në një mesazh urimi të postuar në profilin e tij në Facebook.

Related posts

Gjendja dhe dëshirat e partive politike/ Dikush don Evropë, dikush pushtet !

Gazeta Max

Osmani: Kuota edhe për të rinjtë që të jenë në lista për deputetë

Gazeta Max

Pendarovski dhe Kovaçevski, konsultime për ambasadorët

Gazeta Max