GazetaMax
Kuriozitete

Një breshkë e rrallë gjendet e ngordhur në bregun e Vlorës, shkak mbetejet plastike

Një breshkë detare e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur mëngjesin e sotëm në bregun e plazhit të ri në Vlorë. Kjo lloj breshke konsiderohet ndër më të rrallët dhe më të rrezikuarit që jetojnë në ujërat e Mesdheut, përfshirë edhe brigjet shqiptare. Breshka peshonte rreth 50 kilogramë dhe përfaqëson një pjesë të rëndësishme të ekosistemit detar.

Ekspertët e mjedisit, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes, shprehen se ka dyshime për shkakun e vdekjes, një goditje e mundshme nga mjete lundruese ose gëlltitja e mbetjeve plastike që ndodhen në det. Kjo e fundit është një kërcënim i vazhdueshëm për jetën e kafshëve detare, pasi plastika shpesh ngatërrohet me ushqim dhe mund të shkaktojë dëme të parikuperueshme.

Trupi i breshkës do të merret në analizë nga specialistët e zonave të mbrojtura për të përcaktuar saktësisht shkakun e ngordhjes. Ky rast ngre shqetësime serioze për ndotjen e vazhdueshme të detit dhe nevojën për rritjen e ndërgjegjësimit mbi ruajtjen e faunës detare dhe respektimin e protokolleve të sigurisë në zonat bregdetare.

Related posts

Sonte zhvillohet dy ndeshjet e kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës

Gazeta Max

Milan bën ofertë për mesfushorin e Belgjikës

Gazeta Max

Dritoni i artë i Tetovës, vjen me medalje nga Bullgaria

Gazeta Max