GazetaMax
Kuriozitete

“Një humbje e turpshme, zhgënjyese dhe poshtëruese, Liverpooli është gjashtë vjet para nesh”

Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick mendon se Liverpooli është në një tjetër nivel, derisa “Reds” e shkatërruan mbrëmë skuadrën e tij duke e mposhtur me rezultat të thellë, 4:0.
Trajneri gjerman ndihet i mllefosur me paraqitjen e ekipit, i cili asnjëherë nuk ishte kundërshtar i barabartë me liderin e ri të Premierligës.
“Nuk besoj se një formacion tjetër do të mund të ndryshonte diçka. Tek goli i parë nuk ishte në planet tona të ishim aq përpara dhe që të marrim gol në kundërsulm pas vetëm pesë minutash. Kjo e ka ndryshuar ndeshjen. Në pjesën e parë nuk ishim të mirë mjaftueshëm: nuk e fitonim as topin e parë e as të dytë. Në pjesën e dytë e ndryshuam kursin e lojës me inkuadrimin e Sanchos. I kemi pasur dy apo tri raste për ta ngushtuar distancën, por goli i tretë i tyre na ka këputur këmbët”, deklaroi Rangnick për “BBC MOTD”, përcjell “Gazeta Express”.
“Është një humbje e turpshme, zhgënjyese, ndoshta edhe poshtëruese. Na duhet ta pranojmë se Liverpooli është gjashtë vjet përpara nesh. Kur ka arritur Jurgen Klopp, janë bërë ndryshime në klub, të cilat e kanë sjell jo vetëm skuadrën, por edhe klubin dhe qytetin në një nivel të ri. Kjo është ajo që duhet ta bëjmë ne në afatet e ardhshme kalimtare”, përfundoi trajneri i përkohshëm i Man Utd.
Dy gola për Liverpoolin i realizoi Mohamed Salah, e nga një e shtuan Luis Diaz dhe Sadio Mane.

Related posts

Pse Dybala nuk do të ishte tradhtar nëse do të kalonte te Interi?

Gazetamax.mk

Salihamidzic shpjegon spekulimet rreth Harry Kane

Gazetamax.mk

Mancini grumbullon lojtarët për miqësoren ndaj Shqipërisë, nuk kursen yjet e futbollit

Gazetamax.mk