GazetaMax
Lajme

NP “Parkingu i Qytetit – Shkup”, kryen përmirsimin dhe modifikimin e sistemit të pagesave tek “Spitali i Qytetit”, kartat e barkodit zëvendësohen me kartela elektronike

NP “Parkingu i Qytetit”-Shkup ka kryer përmirësimin dhe modifikimin e sistemit ekzistues të tarifimit të parkingut publik “Spitali i Qytetit”. Me mënyrën e re të pagesës për shërbimin, kartat e barkodit prej letre për një përdorim u zëvendësuan me kartela të reja pagesore elektronike magnetike, të cilat mund të përdoren disa herë.
Sistemi i ri i tarifimit futet në funksion të rritjes së funksionalitetit të parkingut, nga pikëpamja ekonomike, por edhe në interes të mbrojtjes së mjedisit.
Me kartat elektronike, ndërmarrja do të ketë kursime të konsiderueshme në kostot e letrës dhe printimit. Njëkohësisht, NP “Parkingu i Qytetit” – Shkup përpiqet dhe punon për përmirësimin e mjedisit jetësor duke reduktuar konsumin e panevojshëm të letrës, si dhe duke reduktuar gjenerimin e mbeturinave të letrës.
Kompania do të vazhdojë me zëvendësimin e kartave barkode prej letre me karta magnetike elektronike dhe në parkingje të tjera publike, duke u nisur nga i njëjti synim – prezantimi i metodave moderne, ekologjike dhe ekonomike të pagesës.
Me këtë, kompania konfirmon se është kompani me përgjegjësi sociale që vazhdon të punojë në përmirësimin e kushteve të shfrytëzuesve të shërbimeve të parkimit.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=186047150713235&set=a.181860117798605

Related posts

Stoillkovski: Antikorrupsioni sërish do të arsyetojë se nuk ka kapacitete të mjaftueshme

Gazeta Max

BDI mban zgjedhje të drejtpërdrejta partiake në 10 degë

Gazeta Max

Kush është serbi i arrestuar gjatë ditës së djeshme për krime lufte në Kosovë

Gazeta Max