GazetaMax
Lajme

Numri i furrave të bukës në Ohër dhe Strugë ka rënë në mënyrë drastike

Shkup, 29 Janar – Kriza ekonomike dhe energjetike nuk është vetëm shkak për rritjen e çmimit të bukës, por edhe për mbylljen e një numri të madh furrash. Vetëm në rajonin Ohër-Strugë viteve të fundit janë mbyllur dhjetëra.

“Nëse kështu vazhdon, mendoj se ky sektor do të shuhet.” vetë pronari, nëse e njeh zanatin, do të duhet të vazhdojë punën dhe të ulë prodhimin. Një ditë do të vijë koha t’i mbyllim 90% të furrave të bukës. Para shtatë-tetë vitesh ne në Strugë dhe Ohër kishim 32 furra buke, ndërsa tani nuk funksionojnë as 11 furra”, tha Lupço Nastoski-pronar furre.

Mungojnë edhe furrxhinj. Është problem i madh në tregun e punës të gjendet kuadër i këtillë.

“E kërkon të punojë, i jep rrogë, rrogë minimale 18.000 denarë, i jep për katër orë punë, dhe distributori i pakënaqur të thotë, do të punoj në ndërmarrje publike, në ndërmarrje komunale, në komunë. Ai shkon në komunë ose në ndërmarrje publike për t’u shtrirë”, shtoi ai.

Sipas të dhënave vetëm në rajonin e Ohrit mungojnë dyqind furrtarë.

Related posts

Shaqiri: I inkurajojmë nxënësit që të zhvillojnë qëndrim të përgjegjshëm ndaj shëndetësisë

Gazeta Max

El Salvadori ndryshon kushtetutën, presidenti i tij mund të rizgjidhet për një kohë të pacaktuar nëse ka mbështetjen popullore

Gazeta Max

Në “Tabanoc” për dalje nga shteti pritet rreth një orë

Gazeta Max