GazetaMax
Lajme

Osmani në mënyrë unike e shënon Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Në mënyrë të veçantë, kandidati shqiptar për president Bujar Osmani, nga Fronti Europian, ka shënuar Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin. Fillimisht me anë të podkastit të tij, INFORMALE, ku të ftuar kishte profesorin universitar Bujar Hoxha. Temë diskutimi në mes profesorit dhe kryediplomatit ishte autizmi dhe sfidat e prindërve.

Ndërkaq, në mbrëmje, ministri Osmani bashkë me një grup fëmijësh dhe prindërit e tyre ndriçuan ndërtesën e Ministrisë së Jashtme, në kuadër të fushatës “Light It Up Blue” dhe në shenjë të përkrahjes së shtetit për familjet dhe personat e prekur nga spektri autik.

“T’i tejkalojmë sfidat me të cilat përballen personat me autizëm në gëzimin e të drejtave elementare të njeriut, që të mos mënjanohet askush! Le të bëjmë përpjekje të përbashkëta për të përmirësuar cilësinë e jetës së personave me autizëm në mënyrë që të ndjehen se janë pjesë e shoqërisë, dhe se ata dhe familjet e tyre nuk janë vetëm!”, ka porositur Osmani përmes videos së shpërndarë në rrjetet sociale.

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=oywuqFEqJww

Related posts

S’ka marrëveshje sepse Qyteti i Shkupit s’ka të holla t’u paguajë borxhin, qytetarët ngelen pa transportin privat

Gazeta Max

Besimi: Qytetarët të shpenzojnë energjinë, çmimet nuk janë të qëndrueshme në këtë nivel

Gazeta Max

Tetova i del në ndihmë Turqisë, nëntë zjarrfikës do të shkojnë në zonat e prekura nga tërmeti

Gazeta Max