GazetaMax
Lajme

Osmani takon Hofrajter dhe Plotner, riafirmohet mbështetja evropiane për Maqedoninë

Berlin, 25 prill – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në suaza të vizitës në Republikën e Gjermanisë, u takua me Anton Hofrajter, kryetar i Komisionit për çështje të BE-së në Bundestag, me të cilin biseduan për dosjen tonë evropiane dhe nevojën për zhbllokim urgjent të eurintegrimeve si investim gjeostrategjik të BE-së, informon Zhurnal.

“Me Kryetarin e Komisionit për Çështjet e BE-së në Bundestagun gjerman, Anton Hofreiter, biseduam për nevojën urgjente për zhbllokim të proceseve eurointegruese në rajon si një investim gjeostrategjik i BE-së në emër të një rajoni të sigurt, stabil dhe prosperues në zemër të Evropës”, ka shkruar Osmani.

Ai gjithashtu u takua edhe me Jens Plotner, këshilltar i kancelarit gjerman Olaf Sholc për politikë të jashtme, shefi i diplomacisë ka përsëritur qëndrimin për rëndësinë e hapjes së negociatave me Shkupin dhe Tiranën, në kontekst të përforcimit të rolit gjeostrategjik të BE-së.

“Me hapjen e negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, BE-ja do të demonstrojë rolin e saj si një lojtar gjeostrategjik dhe do të riafirmojë zgjerimin si një mjet i dobishëm i politikës së saj të jashtme dhe të sigurisë”, ka shkruar Osmani.

Osmani në Berlin duhet të ketë takime edhe me ministren shtetërore kompetente për Evropën, Ana Lirman, ndërsa në Bundestagun gjerman do të takohet me Miahil Rot, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme.

Nga Berlini, ministri Osmani nesër do të udhëtojë për në Sofje./Zhurnal.mk

Related posts

Boshkov: Paga minimale shkakton pakënaqësi dhe greva

Gazetamax.mk

Ibraim falenderon bashkëqytetarët edhe pse nuk u zgjodh si kryetar komune

Gazetamax.mk

Vendoset afat deri në verë për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë

Gazetamax.mk