GazetaMax
Lajme

Pagat në Bechtel dhe Enka / Rexhepi: VMRO-ja prapë në “aut”, ndryshuam ligjin për marrëdhëniet pikërisht për rritjen e pagave

Në “Panairin e Punësimit”, dje në Gostivar, një nga temat kryesore që ka interesuar kandidatët për punë dhe gazetarët, ka qenë sa do të jenë pagat e punonjësve nga vendi ynë në konsorciumin “Bechtel dhe Enka”.

Edhe pse kishte disa supozime se sa do të jenë pagat, sot në një prononcim për portalin indeks.mk, zëvendësministri i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi ka sqaruar se në fakt një nga qëllimet kryesore të ndryshimeve ligjore sa i përket korridoreve 8 dhe 10D ishte pikërisht që në këtë projekt t’u mundësohen paga më të larta punonjësve nga vendi ynë.

Ai po ashtu ka theksuar se ky është edhe një përgënjeshtrim i madh i gjithë ndaj histerisë së VMRO-DPMNE-së lidhur me ndryshimet ligjore për këtë projekt.

“Pagat në parim janë në përputhje me ligjet tona që rregullojnë pagat në Maqedoninë e Veriut dhe natyrisht do të ketë marrëveshje me kompaninë për kushtet e angazhimit të tyre. Pikërisht për këtë kemi ndryshuar edhe Ligjin për Marrëdhëniet e Punës. Prandaj, ajo që u prezantua dje, e hedh poshtë gjithë atë histeri të VMRO-DPMNE-së që po përhapet në publik kundër këtij projekti historik”.

Related posts

Mariçiq: Reformat janë shumë më tepër se ligjet e reja të BE

Gazetamax.mk

24 vite nga humbja e Beqir Limanit, Ahmeti: Kishte virtyte të larta morale dhe kombëtare

Gazetamax.mk

Propozim ligji për sulm ndaj gazetarëve ”fle” në kuvend

Gazetamax.mk