GazetaMax
Lajme

Paralajmëron Ukraina: Trupat ruse kanë rezerva të municionit për tri ditë

Në përditësimin e fundit, Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka thënë se forcat ruse kanë rezerva të municionit dhe ushqimit që “nuk zgjasin më shumë se tri ditë”.
Në deklaratën e saj është thënë edhe se:
Forcat ruse kanë furnizime të naftës për tri ditë, dhe më pas ata furnizohen me kamionë-cisternë. Ata nuk kanë qenë në gjendje të plotësojnë nevojat për mbledhje të trupave
Në 24 orët e fundit, forca ajrore ukrainase ka goditur nëntë shënjestra ruse – një aeroplan, gjashtë pajisje pa pilot dhe dy helikopterë
Në Ohtirka, qytet i vogël në rajonin Sumi, 300 ushtarë rusë kanë refuzuar të luftojnë në Ukrainë dhe janë larguar nga zona e operacionit
Forcat ukrainase janë mbrojtur nga 13 sulme dhe kanë shkatërruar 14 tanke dhe sisteme tjera luftarake

Related posts

Fronti evropian po pengohet në postet udhëheqëse !?

Gazeta Max

Seuli rifillon transmetimet propagandistike me altoparlant kundër Koresë së Veriut

Gazeta Max

Edhe Komisioni Europian dëshiron fillim të negociatave me BE-në deri në fund të Qershorit

Gazeta Max