GazetaMax
Ballina

Pas “Biznes”, Mumo B gati një super projekt, xhirimet kanë filluar

Nuk është emër i padëgjuar më parë por projektet e reja do të jenë më të forta. E kemi fjalën për këngëtarin Mumo B apo si quhet ai në vërtetë Mumin Mustafai që pak ditë më parë u rikthye me projektin mjaft interesant ” Biznes”. Por ne mësojmë se reperi me origjinë nga Maqedonia E Veriut por që jeton edhe në Prishtinë apo një pjesë të kohës edhe në Diasporë sapo ka xhiruar klipin e projektit më të ri muzikor e pritet të dalë së shpejti. Jo vetëm këngëtar por ai është edhe producent muzikor ndërsa bashkëpunon me studion High Records ku drejtohet nga producenti Libri ( Vëllai i Getto Geasy). Për klipet që i realizon në Zvicër ai bashkëpunon me Cinematic.ch. Mumo B edhe më parë ka bashkëpunuar me emra të njohur dhe hitbërës si : Etno Engjej, Don Arbas, Hija e Jetës, Tingulli 3nt etj. Mëspjmë gjithashtu se tashmë ai ka gati edhe albumin e ri me 16 këngë ku do të quhet ” All Eyez on me”, ndërsa sponsor është kompania F.A Dauti në Munhen në Gjermani. Ne ju sjellim edhe foto nga klipi i projektit më të ri që pritet të publikohet së shpejti.

Related posts

Vlerat ushqyese të fikut të detit

Gazeta Max

Ashpërsohen luftinet në lindje të Ukrainës

Gazeta Max

Disa këshilla si të jeni të shëndetshëm

Gazeta Max