GazetaMax
Uncategorized

Peshqit robotë mund të ndihmojnë në pastrimin e oqeaneve

15:07 12/07/2022Nëse hahen nga peshqit e tjerë mund të treten pa problemPeshqit robotë që hanë mikroplastikë mund të ndihmojnë në pastrimin e oqeaneve.Sipas një ekipi shkencëtarësh kinezë këta peshq robotë të butë në prekje dhe me madhësi vetëm 1.3 cm,  mund të thithin mikroplastikë në ujëra të cekëta.“Qëllimi është t’i bëjmë ata të mbledhin mikroplastikë përtej sipërfaqes, në nivele më të thella dhe të japin informacion për të analizuar ndotjen detare në kohë reale”, thotë një nga studiueset  që zhvilloi këta peshq robotë.Peshku robot në ngjyrë të zezë ndriçohet nga drita, duke e ndihmuar atë të përplasë pendët e tij dhe të tundë trupin. Shkencëtarët mund ta kontrollojnë peshkun duke përdorur dritën për të shmangur përplasjen me peshq ose anije të tjera.Nëse hahet aksidentalisht nga peshq të tjerë, mund të tretet pa dëmtuar peshqit e tjerë. Peshku robot është në gjendje të shërohet vetë edhe kur është i dëmtuar.Klan News

Related posts

Whatsapp përgatitet për ndryshime të mëdha, cilat janë veçoritë e reja

e-max

Netflix bëhet bashkë me Microsoft: Do të ofrojnë shërbim më të lirë, por e ka një “hile”

e-max

Sony përgatit emulatorin PS3 për PS5?

e-max