GazetaMax
Lajme

Petrovska: Aterimi i aeroplanëve F-35 janë shembull për partneritetin tonë strategjik me SHBA-në

Shkup, 17 Qershor – Në aeroportin në Petrovec, për herë në vendin tonë sot ateruan aeroplanët luftarak të tipit F-35, të cilët janë pjesë e skuadriljes së 134-të luftarak të Gardës kombëtare të Vermontit. Para aterimit, aeroplanët luftarak kanë kryer fluturim mbi aeroportin në Petrovec, si dhe mbi kryeqytetin Shkup.

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, informoi se këto aeroplanë e paraqesin teknologjinë më avancuese që ekziston sot, ndërsa siç tha, aterimi i tyre sot është edhe një dëshmi për lidhjen e pandashme e cila ekziston midis neve dhe aleatëve të Aleancës së NATO-s.

“Në periudhën e fundit të gjitha vendet anëtare të Aleancës dërgojmë mesazhe për bashkim. Sot atë bashkim dhe përkushtim ndaj sigurisë e shikojmë edhe në terren. Maqedonia e Veriut është pjesë e misionit të NATO-s për patrullim në hapësirën ajrore më shumë se një vit. Ky element i integrimit në NATO në hapësirën ajrore kombëtare për ne është një nga aktivitetet më të rëndësishme të ushtrisë në kushte të paqes”, deklaroi Petrovska pas aterimit të aeroplanëve.

Ajo potencoi se aeroportet në Maqedoninë e Veriut mund të sigurojnë mbështetje për aeroplanin e tipit F-35 për kryerjen e misioneve të ndryshme dhe për sigurinë e hapësirës ajrore të NATO-s.

Siç theksoi, aterimi i aeroplanëve të tipit F-35 në aeroportin Petrovec është shembulli më i dukshëm për partneritet strategjik dhe besim reciprok midis SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Kjo, siç theksoi, e tregon njëherit edhe gatishmërinë dhe përkushtimin tonë që të përballemi edhe me kërkesa të paparashikueshme operative për çdo mision.

Nënkoloneli Xhon Mekrej nga Garda kombëtare e Vermontit deklaroi se marrëdhëniet afatgjate partnere paraqesin themel i cili e garanton sigurinë tonë kolektive.

“Jemi të lumtur që jemi këtu në këtë periudhë historike kur e festoni 30 vjetorin e formimit të Armatës së Maqedonisë së Veriut dhe vingun e aviacionit. Korrikun e ardhshëm do të festojmë 30 vjet partneritet midis Maqedonisë së Veriut dhe Vermontit në kuadër të programit për partneritet shtetëror. Përvjetoret na përkujtojnë në rëndësinë e marrëdhënieve tona reciproke afatgjate”, tha Mekrej.

Në nder të marrëdhënieve afatgjate partnere të shteteve tona me SHBA-në, ministrja Petrovska, Mekrej ia dhuroi flamurin e Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Publikohet propozimi evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi, cilat janë 11 pikat

Gazetamax.mk

Vendi thellohet në borxhe, kalon 7 miliardë

Gazetamax.mk

Si do të mësojnë nxënësit nëse librat vonohen sipas programeve të reja?

Gazetamax.mk