Shkup, 16 qershor – Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska këto dy ditë ka marrë pjesë në takimin e NATO-s me kolegët e saj nga Aleanca, një nga temat në seancën e sotme do të jetë buxheti për mbrojtje në kontekst të luftën në Ukrainë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Petrovska këtë mëngjes para fillimit të ditës së dytë nga takimi ministror për mbrojtje të NATO-s, për MIA deklaroi se për momentin Maqedonia e Veriut nuk planifikon rritje të shkallës buxhetore mbi të planifikuarat dy për qind, por debati është i arsyeshëm.
Disa vende anëtare të NATO-s, kryesisht në lindje të Evropës, do të dëshironin të ndajnë më shumë se dy për qind nga BPV-ja për qëllime të mbrojtjes për shkak të luftës në Ukrainës, por rezistenca është e madhe, veçanërisht në vendet perëndimore evropiane. Shkalla prej dy për qind e BPV-së për qëllime ushtarake akoma nuk ka arritur në shumicën e madhe të NATO-s. Por, konfirmoi ministrja, kjo temë po diskutohet në NATO.
“Duke pasur parasysh rreziqet në rritje të sigurisë, por edhe presionet në industrinë ushtarake, po, rritja apo investimi në mbrojtje dhe siguri në nivel kombëtar dhe si shtete anëtare është i justifikuar, sepse mbrojtja është diçka që të gjithë kemi nevojë dhe kërkon planifikim afatgjatë dhe investim”, deklaroi Petrovska për MIA-n.
Megjithatë, për Maqedoninë e Veriut në veçanti, plani tani për tani mbetet për të arritur normën prej dy për qind deri në vitin 2024.
“Po, ky diskutim është i hapur dhe të gjithë do të pajtohemi se është i justifikuar, veçanërisht në kontekstin e ri në të cilin ndodhemi dhe kërkon forcimin e kapaciteteve të vendeve anëtare të NATO-s. Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, por Republika e Maqedonisë së Veriut do të përgjigjet sipas kapaciteteve që ka. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është se përqindja e buxhetit të mbrojtjes që ndahet për RMV-në në nivel kombëtar është e kënaqshme dhe në përputhje me të bëhen edhe parashikimet për planet për modernizimin dhe pajisjen e Armatës”, shton ministrja e Mbrojtjes.
Për Maqedoninë e Veriut, përveç Ukrainës, fokusi në aspektin e sfidave të jashtme është në sigurinë e Ballkanit Perëndimor, i cili për momentin nuk tregon shenja destabilizimi, por kërkon kujdes. Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s nuk u futën në hollësi dje, por iu referuan situatës në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Jemi duke ndjekur zhvillimet, por sa i përket nëse mund të zhvillohet një konflikt, nuk kemi informacion të tillë që të jetë i mundur ndonjë konflikt sigurie. Por sigurisht që ne duhet të qëndrojmë vigjilentë dhe të fokusuar në sigurinë në rajon”, tha ajo.
E ngjashme është vlerësimi edhe për Kosovën fqinje.
“Nuk ka as atje indikacione për shkelje serioze të gjendjes së sigurisë, por e dini si, kur disa mijëra kilometra larg nesh ndodh një konflikt ushtarak që ka prapavijë serioze dhe kur shohim se çfarë janë ndikimet në vendet e treta këtu në rajon, nuk guxojmë të qëndrojmë të qetë, duhet të jemi të fokusuar në rajonin”, thotë Petrovska për Kosovën.
Ukraina, dje ishte një nga temat kryesore e diskutimeve për 30-të vendet anëtare të NATO-s, që përsëri janë përkushtuar se do të vazhdojnë të ndihmojnë vendit për menaxhuar me pushtimin rus.
Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar të ndihmojë, po për momentin nuk ka arritur kërkesë konkrete nga Kievi.
“Unë jam në komunikim të vazhdueshëm edhe me ambasadën edhe me homologun tim ukrainas, dhe derisa eksiton mundësi apo çfarëdo që ne mund të ndihmojmë nga aspekti i ndihmës ushtarake, jemi të përgatitur ta bëjmë këtë. Deri më tani kërkesë konkrete nuk ka, por nëse shprehet nevojë për këtë si më tani në tre raste, jemi të përgatitur tu përgjigjemi pozitivisht në përputhje me kapacitetet tona”, u përgjigj Petrovska.
Përfundimisht, Petrovska u shfaqi optimizëm se do të zgjidhet mosmarrëveshja në mes Turqisë nga njëra anë dhe aspirantëve të rinj për anëtarësim në NATO, Finlandës dhe Suedisë. Petrovska theksoi se shqetësimet e Ankarasë janë të justifikuara, por se ka marrëveshje në mes të gjitha vendeve anëtare se anëtarësimi i këtyre dy vendeve është i dobishëm për forcimin dhe stabilizimin e NATO-s.
Maqedonia e Veriut, nga ana e saj, nuk ka asnjë kundërshtim për anëtarësimin e këtyre dy vendeve dhe as nuk planifikon t’i bllokojë ato në mënyrë joparimore.