Pioli shpërthen pas eliminimit të Milan, ja kë e fajëson

“Handanovic as nuk u ankua” – Pioli reagon pas golit të anuluar dhe eliminimit nga Kupa e Italisë
Stefano Pioli është shprehur i frustruar me vendimin e gjyqtarit për anulimin e golit të Ismael Bennacerit sonte ndaj Interit.
Milani u eliminua në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi pësoi humbje 3:0 nga Interi, shkruan Express.
“Rossonerët” arritën të shënonin gol në minutën e 66-të me Bennacer, por goli i tij nuk u pranua për shkak të pozitës jashtë loje të Kalulu, sipas gjyqtarit.
Rreth këtij rasti që ka shkaktuar polemika të shumta ka folur edhe trajneri i Milanit pas ndeshje.
“Shikoni reagimin e Handanovic. As nuk ankohet. Më thuaj një portier që nuk reagon nëse një lojtar i Milanit i kishte penguar pamjen. Përkundrazi, ai nuk bën asgjë, ata u ankuan vetëm për një lojë me dorë që nuk ishte gjithashtu”, tha Pioli.
“Ne donim të fitonim, nuk e arritëm këtë. Sigurisht që ishim përballë një kundërshtari të fortë. Nuk mendoj se parqitja ishte për 3-0, por Interi shënoi në momentet e duhura”, shtoi ai.
“Kur pëson tre gola, do të thotë se kundërshtarët luajtën me më shumë cilësi dhe ne bëmë gabime. Nuk na munguan as mundi, as intensiteti, as shanset, por nuk ishte nata jonë. Ne donim të arrinim në finale, por kjo është një mundësi e shkëlqyer për skuadrën që të dëshmojë veten në garën e Serie A, sepse ne kemi gjithçka që duhet për të shkuar deri në fund”, ka deklaruar Stefano Pioli.

Të fundit në përqindje