GazetaMax
Kuriozitete

Pogba dhe Mbappe nga sezoni ia ardhshëm mund të luajnë se bashku

Pogba i hapur për të luajtur me Mbappen sezonin e ardhshëm.
Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba ka mirëpritur idenë për të luajur së bashku me bashkëlojtarin e tij te Franca, Kylian Mbappe, sezonin e ardhshëm.
Superyllit francez i skadon kontrata me Unitedin gjatë verës dhe është i lirë të zgjedhë ekipin e tij të ri në çdo fazë.
Tani në detyrën ndërkombëtare me Francën, Pogba foli për të ardhmen e tij dhe lidhjet me Real Madridin, ku Mbappe gjithashtu ka të ngjarë të lëvizë si lojtar i lirë këtë verë.
Pogba ka folur edhe në lidhje me lojën e mundshme me Mbappen në nivel klubi, duke e lënë të hapur mundësinë.
“Pse jo? Është gjithmonë mirë të luash me shokët e skuadrës si për kombëtaren e Francës ashtu edhe për klubin tënd”, ka thënë Pogba për Le Figaro.
Megjithatë, ende nuk dihet asgjë në lidhje më të ardhmen e dy yjeve francezë dhe afati kalimtar i verës pritet të sqaroj gjithçka.
Pogba ka qenë gjithashtu i lidhur edhe me Juventusin dhe Paris Saint-Germain vitet e fundit.

Related posts

Lukaku e kërkon me ngulm rikthimin te Interi, por ky klub mund të prish punë!

Gazeta Max

Rodrygo dhe Carvajal mungojnë ndaj Almerias

Gazeta Max

Të lidhur dhe dhunuar bashkë me të fejuarën, Donnarumma rrëfen tmerrin e grabitjes: Kisha frikë për Alessian

Gazeta Max