GazetaMax
Lajme

Policia kosovare arreston analistin Fatmir Sheholli që spiunon për Serbinë

Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh.

“Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Individë si ky që kanë pasur hapësira mediatike të pakufizuara në vendin tonë ka bashkëpunuar me akterë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj. Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm. Republika duhet mbrojtur me përgjegjësinë më të lartë institucionale dhe morale”, ka shkruar ministri i brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla në Fejsbuk.

Related posts

Vizita në Serovë, Mexhiti shpalos vizionin për një komunë moderne

Gazeta Max

Darka joformale në Tiranë, Nazarko: Ky moment duhet të shfrytëzohet

Gazeta Max

‘S’mund të jetojmë në hasmëri’, Ahmeti: Mbështes ‘Open Balkan’, instrument për të pajtuar rajonin

Gazeta Max