GazetaMax
Kuriozitete

Portugalia eliminon Maqedoninë e Veriut

Ronaldon do ta shohim në Botëror, Portugalia eliminon Maqedoninë e Veriut.
Cristiano Ronaldo do ta shijojë edhe një Kupë të Botës tjetër. Kombëtarja e tij, Portugalia triumfoi 2:0 në ndeshjen finale të play-offit ndaj Maqedonisë së Veriut.
Kështu, Portugalia e siguron kualifikimin tutje në Kupën e Botës që do të mbahet në Katar në nëntor dhe dhjetor të këtij viti, shkruan Gazeta Express.
Bruno Fernandes zhbllokoi shifrat në minutën e 32-të, pas asistimit të Cristiano Ronaldos.
Goli i dytë erdhi në minutën e 65-të, kur sërish realizator ishte Bruno Fernandes, i asistuar kësaj radhe nga Diogo Jota.
Kështu, Portugalia arrin ta zë trenin e fundit për kualifikim në Botërorin e këtij viti dhe pa dyshim se do të jetë një konkurrent i fortë.

Related posts

Tuchel luajti rol kyç në transferimin e Chukwuemeka te Chelsea

Gazeta Max

Punë e kryer: Lewandowski shumë shpejt lojtar i Bayernit

Gazeta Max

Mohamed Salah shpallet ‘Futbollisti i Vitit’ nga gazetarët sportivë në Angli

Gazeta Max