GazetaMax
Lajme

Pritet vendimi i Qeverisë për heqjen e të gjitha masave kundër Covid

Shkup, 29 prill – Pritet këto ditë së pari Shtabi kryesor koordinues i krizës, e më pas edhe Qeveria të deklarohen rreth rekomandimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse për heqjen e të gjitha masave restriktive për përballje me KOVID-19. Në vend ka gjithsej 503 raste aktive, ndërsa numri i personave të diagnostikuar prej fillimit të pandemisë është 309.434.

Për shkak të uljes së numrit të rasteve të reja me KOVID-19, të mërkurën, Komisioni për sëmundje ngjitëse rekomandoi heqjen e të gjitha masave restriktive, përveç mbajtjes së domosdoshme të maskave në institucionet shëndetësore, transportin publik dhe shtëpitë e personave të moshuar.

Komisioni gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje dhe higjienë personale, siç janë larja e shpeshtë e duarve, dezinfektimi dhe mbajtja e distancës.

Sipas kompetentëve, vaksinimi edhe më tej mbetet masa më e mirë dhe më efikase për mbrojtje të shëndetit të popullatës.

Nga Komisioni për sëmundje ngjitëse potencojnë se në bazë ditore e ndjekin gjendjen me KOVID-19 dhe nëse ka nevojë do të rekomandohen masa të tjera.

Përndryshe, gjatë ditës së djeshme u regjistruan 124 raste të reja me KOVID-19, nga 1.798 teste të bëra.

Nga rastet e reja, në Shkup janë 67, Manastir 24, Prilep 8, Ohër 5, Berovë 4, Tetovë dhe Kërçovë nga 3, Kumanovë 2, Kavadar, Veles, Gostivar, Strumicë, Koçan, Resnjë, Dellçevë dhe Kratovë nga një.

Dje u regjistruan 114 pacientë të shëruar, ndërkaq nuk pati persona të paraqitur të vdekur.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 2.015.726 testime për KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID-19 në vendin tonë prej fillimit të epidemisë është 309.434, numri i pacientëve të shëruar është 299.653, i të vdekurve 9.278. Numri i rasteve aktive është 503.

Related posts

Mariçiq në vizitë dy ditore në Bruksel

Gazeta Max

Nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje në Tabanoc

Gazeta Max

Shtetet më të cilët vendi kryen më së shumti shkëmbim tregtar, tre janë nga rajoni

Gazeta Max