GazetaMax
Kuriozitete

Punë e kryer: Kessie kryen testet mjekësore te Barcelona

Kessie kryen testet mjekësore me Barçën.
Gazetari italian, Di Marzio, i cili njihet si ekspert i merkatos në Serie A, ka raportuar se mesfushori i skuadrës së AC Milan, Franck Kessie ka kryer testet mjekësore me Barcelonën.
Për një marrëveshje të mundshme të lojtarit dhe drejtuesve të Barçës është raportuar disa herë edhe nga gazetari italian, Fabrizio Romano, ku Kessie do të përfitojë rreth 6.5 milionë euro në vit.
Sipas asaj çfarë raportonte Milan News, drejtuesit e skuadrës së AC Milan i kishin ofruar të ashtuquajturit Presidente hiç më pak se 6.5 milionë, por që vullneti i lojtarit ishte të ikte nga Milan me kosto zero.
Mesfushori nga Bregu i Filidishtë numëron 95 paraqitje me fanellën kuqezi, ku ka shënuar 22 gola gjithsej.
Veç Kessie, edhe Donnarumma dhe Çalhanoglu kanë lëshuar skuadrën e Milan me parametra zero.

Related posts

WC2022: Kjo nuk ishte parë asnjëherë, Irani nuk e këndon himnin e vetë para ndeshjes me Anglinë

Gazeta Max

Bad News Eagles humbet ndaj 9INE – pësojnë disfatë edhe në “Dust 2”

Gazeta Max

Zbulon Fabrizio Romano – Saliba ishte një alternativë për Barcelonën, nëse do dështonte Kounde

Gazeta Max