GazetaMax
Lajme

Punëdhënësit kërkojnë të vazhdojë subvencionimi i kontributeve për sigurim social

Shkup, 22 shtator – Organizata e Punëdhënësve të Maqedonisë kërkon që deri më 31 tetor 2024 të vazhdojë zbatimi i Ligjit për Subvencionimin e Kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social në bazë të rritjes së pagës.

“Kërkesa jonë është neni 11 i cili në ligjin ekzistues thotë: “Ky ligj do të zbatohet nga 1 nëntori i vitit 2019 deri më 31 tetor 2022” të ndryshohet dhe të jetë si në vijim: “Ky ligj do të zbatohet nga 1 nëntori i vitit 2022 deri më 31 tetor 2024”, informojnë nga OPM.

Kjo iniciativë, siç bëjnë të ditur, është ngritur pas konsultimeve të bëra me anëtarët e tyre.

“Duke e pasur parasysh krizën momentale ekonomike dhe energjetike, kur kompanitë përballen me shpenzime të mëdha enorme për prodhimtari dhe i bëjnë të gjitha përpjekjet që të mbeten konkurrues në treg dhe t’i ruajnë vendet e punës, konsiderojmë se është me rëndësi të veçantë të vazhdohet me subvencionimin e kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social sipas bazës së rritjes së pagës që të mund ta mbijetojnë periudhën e cila vijon. Duam të theksojmë se bëhet fjalë për ligj, i cili ka vendosur objektiva të qartë për miratimin e tij, ishte shumë lehtë i zbatueshëm dhe e realizoi qëllimin për të cilin ishte miratuar – rritja e pagave të të punësuarve”, bëhet e ditur në kumtesën e OPM.

Related posts

Ndërron jetë djali i kryetarit të Studeniçanit, Azem Sadikut

Gazeta Max

Për shkak të krizës ekonomike, qytarët festat do t’i kalojnë pranë familjeve të tyre

Gazeta Max

EMV mori 61 milionë euro për krizën energjetike, MEPSO e digjitalizon rrjetin

Gazeta Max