GazetaMax
Ballina

Qeveri parasheh 1, 8 miliardë denarë për Planin operariv për punësim

Qeveria sot kumtoi se në mbledhjen e fundit ka miratuar Planin Operativ për programet dhe masat aktive për punësime dhe shërbime në tregun e punës për vitin vijues 2022. 

Sipas zëdhënësit të Qeverisë së RMV-së, Muamet Hoxha ky plan parasheh të përfshijë 14.685 persona, ndërsa për programet, masat dhe shërbimet për punësim janë paraparë mbi 1,8 miliardë denarë.

“ Mbështetje për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e punësimit personave të papunësuar, veçanërisht të  rinjve, të papunëve afatgjatë dhe shfrytëzuesve të së drejtës për ndihmë financiare nga mbrojtja sociale, si dhe mbështetja për personat e papunësuar të cilëve u është ndërprerë punësimi gjatë krizës së shkaktuar nga pandemia me KOVID-19, gjegjësisht  nga data 11.03. 2020,” u shprehë zëdhënësi qeveritar, Hoxha në konferencën për shtyp.

Related posts

Shënohet Dita ndërkombëtare e të rinjëve

Gazetamax.mk

14 vajza nën moshën 15 vjeçare u bënë nëna vitin e kaluar

Gazetamax.mk

SkyShowtime shpall listën e filmave të rinj hit dhe serialeve ekskluzive që do të vijnë në vazhdim të këtij viti dhe në fillim të vitit 2024  

Gazetamax.mk