GazetaMax
LAJME

Qeveria do të mbajë seancën e 52 të

Shkup, 14 qershor – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot do ta mbajë mbledhjen e 52-të të rregullt, në të cilën në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga Programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Sipas rendit të ditës të propozuar, në mbledhjen e sotme do të shqyrtohen më shumë pika në mes të tjerave edhe Informacioni për aderim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Konventën për eliminimin e dhunës dhe ngacmimit në fushën e punës, me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Në mbledhjen e sotme, do të shqyrtohet edhe Informacioni për miratimin e Strategjisë nacionale për luftimin kundër mashtrimit dhe mbrojtjes së interesave financiare të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2022-2025 dhe Plani i Veprimit për zbatim 2022-2023

Në mes të tjerash, para ministrave do të gjendet edhe Informacioni për Përshpejtuesin e Inovacionit të Mbrojtjes të NATO-s (Defence Innovation Accelarator for the North Atlantic – DIANA), të përgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Për konkluzionet dhe vendimet nga mbledhja e sotme e Qeverisë, e cila do të filloj në ora 12:00, opinioni do të informohet me kumtesë, menjëherë pas përfundimit të saj.

Related posts

Zyra e Avokatit të popullit pohon se komunikimi me MASH është bërë në dy gjuhë

e-max

Izet Mexhiti kundër vendimit të Qeverisë për largimin e kazinove nga shkollat dhe Xhamitë

e-max

Selam Isejni: Kaloj koha kur nuk na linin të rrim’ as në koridor!

e-max