GazetaMax
Lajme

Qeveria e përcaktoi tekstin e Propozim – ligjit për nënprodukte me origjinë shtazore

Shkup, 27 dhjetor – Qeveria në seancën e sotme e përcaktoi Propozim – ligjin për nënprodukte me origjinë shtazore nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

“Qëllimi i këtij ligji është sigurimi i një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit publik dhe shëndetit ë kafshëve, si edhe mbrojtja e sigurisë në zinxhirin e ushqimit dhe ushqimit për kafshët. Me ligjin, sipas asaj që e thotë ministria resore, rregullohet veprimi me nënprodukte me origjinë shtazore dhe produkteve të fituara prej tyre përmes përcaktimit të mënyrës së grumbullimit, transportit, largimit, veprimit, përpunimit, shndërrimit, deponimit, vënien në qarkullim, shpërndarjen, përdorimin dhe largimin e padëmshëm të nënprodukteve me origjinë shtazore dhe produkteve të fituara prej tyre”, thuhet në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp.

Me ligjin bëhet harmonizim me rregullativën e BE-së.

Related posts

VLEN: Bujar Osmani, pse shkove te Gruevski në Hungari, shqiptarët presin përgjigje?

Gazeta Max

Selami: Shkupi është shtëpia jonë, le ta bëjmë më të mirën bashkë

Gazeta Max

Shoferët privatë protestojnë para NQP-së, do të takohen edhe me këshillin e qytetit

Gazeta Max