GazetaMax
Lajme

Rama: Shqipëria i vetmi vend në rajon dhe Evropë me zero taksë për biznesin e vogël

Kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria është i vetmi vend në rajon dhe Evropë me zero taksë për biznesin e vogël.

Rama ndau sot një grafik me tatimin e fitimit për biznesin e vogël në vendet e rajonit.

“Ndërkohë ja edhe fakti tjetër, i vetmi vend në rajon dhe në Evropë me zero taksë për biznesin e vogël, sepse për ne kush fiton më shumë paguan më shumë, kush fiton më pak paguan më pak”, tha Rama.

Sipas grafikut të publikuar nga Kryeministri Rama, tatimi i fitimit për biznesin e vogël në Shqipëri është zero, në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut është 10%, Malin e Zi 9% dhe Serbi 15%.

Related posts

Shoqata ” Jehona e Malësisë” me projekt madhor: Organizon orë mësimore të gjuhës shqipe për të rinjtë në Shba

Gazeta Max

LAJMI I FUNDIT/ Muajt në vazhdim SHBA publikon listat e sanksioneve

Gazeta Max

Ministria e Mbrojtjes: Dokumenti i publikuar nga Kovaçki është “sekret ushtarak”, do të ketë përgjegjësi

Gazeta Max