GazetaMax
Lajme

Ramiz Merko u paraqit në gjykatë

Një vit pasi u vendos në listën e zezë të Departamentit amerikan të shtetit dhe u shpall persona “non-grata”, kryetari i komunës së Strugës, Merko, sot është paraqitur në gjykatë për rastin e emërimit të paligjshëm të ushtruesit të detyrës së drejtorit në shkollën fillore të fshatit Llabunisht.

Sipas aktakuzës, Merko në vend që të caktojë u.d nga radhët e të punësuarve, ka emëruar drejtore pa përvojë përkatëse në punë edukative-arsimore.

“Ndaj kryetarit të komunës së Strugës është ngritur aktakuzë. E njëjta mbështetet me prova, andaj fajësia do të vërtetohet në gjykim”, deklaroi Valnesa Bizati Bilalli- Prokurore publike.

Seanca kryesore është shtyrë pasi mbrojtja e Merkos kërkoi bashkimin e kësaj procedure me të tjera, që gjithashtu kanë të bëjnë me emërimin e drejtorëve në shkolla të tjera.

Related posts

Investimet në shkencë kanë marrë tatëpjetën, çdo vit ka rënie!

Gazeta Max

Delegacioni kuvendor në Takimin e 20-të të KPP-së, RMV dhe BE

Gazeta Max

EDITORIAL / Pa e çrrënjosur korrupsionin s’ka integrim në BE

Gazeta Max