GazetaMax
Kuriozitete

Real Madrid e dëshiron për trajner Jurgen Kloppin

Real Madridi raportohet nga Marca se po tenton t’i ndajë rrugët me Carlo Ancelottin në fund të këtij sezoni.
Los Blancos ishin të zhgënjyer kohë më parë nga italiani, por triumfi ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve i qetësoi gjërat.
Mirëpo, humbja 4-0 në fundjavën e kaluar nga Barcelona sërish po ia lëkund karrigen dhe sipas mediumit spanjoll, Jurgen Klopp është rikthyer në listën e madrilenëve.

Por, trajnerin gjerman ka bërë të ditur se ai nuk e ka në plan të largohet nga The Reds deri në fund të kontratës së tij që skadon në vitin 2024.
Kështu, Real Madridi duhet të bëjë një ofertë të majme te Kloppi, për të tentuar që t’i ndryshojë mendjen.
Gjermani më tej kishte shtuar se synim i tij është që të pushonte për rreth një vit dhe më pas të kthehet në zejen e trajnerit.

Related posts

Garë e ashpër londineze për Richarlisonin e Evertonit

Gazeta Max

Watford arrin marrëveshje me Barcelonën për Rey Manajn

Gazeta Max

Arabët po e blejnë Milain, po çfarë do të ndodh me Maldinin?

Gazeta Max