GazetaMax
Kuriozitete

Real Madridi po punon për rikthimin sensacional të Ronaldos

Klubi spanjoll, Real Madridi është i etur për të rikthyer yllin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldon, në Santiago Bernabeu.
Sulmuesi 37-vjeçar ka dhënë një tjetër sezon të jashtëzakonshëm me gola te Manchester United pas kalimit të tij prej rreth 15 milionë eurosh nga Juventusi verën e kaluar.
Pavarësisht formës tronditëse të Unitedit, Ronaldo ka shënuar 23 gola në të gjitha garat – 17 në Ligën Premier – pavarësisht se luan në një ekip të ‘varfër’.
Sipas The Mirror, paraqitjet e tij në Angli kanë shkaktuar bujë në Bernabeu, me figurat kyçe dhe me ndikim në klub që duan rikthimin e Ronaldos duke e ditur se ai do të sjellë gola të garantuar në La Liga.
Megjithëse ai nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare, me opsionin e një viti shtesë kur u transferua nga Juventusi, peizazhi ka ndryshuar shumë në Old Trafford në shtatë muajt e fundit dhe e ardhmja e Ronaldos në United tani është e pasigurt.
Unitedi po përgatitet për trajnerin e tyre të tretë në më pak se një vit kalendarik, me trajnerin e Ajaxt, Erik ten Hag, gati për të filluar një rindërtim të madh këtë verë pas Ole Gunnar Solskjaer, i cili u shkarkua në nëntor dhe u zëvendësua nga trajneri i përkohshëm Ralf Rangnick.
Ndërsa Real Madridi do ta merrte atë këtë verë dhe do t’i jepte shumë kohë për të luajtur sezonin e ardhshëm, është e paqartë nëse Ten Hag e sheh sulmuesin veteran si çelësin për të ardhmen e afërt të Djajtë e Kuq.

Related posts

Arrihet Marrëveshja Mes Lazios Dhe Mallorcas Për Vedat Muriqin

Gazeta Max

Man Utd, të bindur se Casemiro do të nënshkruajë për ta

Gazeta Max

Singapore GP, sfidë në vete për pilotët e Formula 1

Gazeta Max