GazetaMax
Lajme

Rexhepi: Opozita tenton t’i japë ngjyrë etnike projektit të Korridorit 8, një projekt i jashtëzakonshëm për vendin

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi i ftuar sonte në emision 10Minuta në TV21 akuzoi VMPRO-DPMNE-në se po tenton t’i japi ngjyra politike projektit të Korridorit 8. Ai tha se kjo është e papranueshme sepse ky është një projekt për të gjithë qytetarët.

“Ne fillojmë një projekt shumë të rëndësishëm për shtetin, ndërsa është për t’u habitur e gjithë kjo histeri nga opozita për korridorin 8 dhe 10 D. VMRO-DPMNE-ja po tenton t’i japë ngjyrë etnike projektit të korridoreve dhe kjo është e pa pranueshëm, sepse ky është një korridor për të gjithë qytetarët dhe një projekt i jashtëzakonshëm për vendin tonë”- tha zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=1313860592496457

Related posts

Stoilkoviq: Romët janë pjesë e pandashme e trashëgimisë kulturore të Maqedonisë së Veriut

Gazeta Max

Derisa krerët e komunave jepnin llogari, Arsovska paralajmëron rekonstruimin e 36 urave

Gazeta Max

VMRO-DPMNE publikoi dokument për Kovaçevskin, thuhet se gënjeu shtetin për të ikur nga shërbimi ushtarak

Gazeta Max